• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hapësira zero” përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2018

by Java News
13/01/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ridimensionimi i Tiranës, i qytetit në shkallë njerëzore, duke u kthyer në një hapësirë ku gjeneratat e ardhshme njohin vetveten. Ekipi përkthen dhe interpreton natyrën e çastësishme të jetës së Tiranës, kap një moment nga fluksi i saj dhe ja dorëzon atë publikut të Biennales. Një instalacion që interpreton pozitivisht një fenomen që lind si social, por që përkthehet në një energji që modelon nëpërmjet arkitekturës së qytetit të gjithë menyrën tonë të jetës, në një pikëtakimi domethënëse të njeriut me hapësirën. Tirana hap dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordialë, në Biennalen e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës.

Ministria e Kulturës shpall projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018. Projekti fitues është “Hapësira zero”, i paraqitur nga Commonsense, Studio/PRGBR Architektur FABLAB, Tirana.

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (2 gusht – 3 nëntor 2017), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të tre fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Gëzim Qendro, z. Bekim Ramku, z. Simon Battisti, zj. Adelina Greca dhe zj. Arta Dollani.

Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienale, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur.

Juria u frymëzua nga lidhja e propozuar nga ekipi midis Venecias dhe Tiranës për të sjellë një pjesë të mjedisit urban të Tiranës në Venecia, një pjesë që Tirana po humbet në procesin e zgjerimit urban / rindërtimit.

Projekti _ Hapësira Zero 

Pasuria e ritualeve dhe metodologjive të traditave shpirtërore, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, i atribuon “portës” nje simbologji të gjërë dhe të pasur me domethenie. Në kultura të ndryshme, akti i “kalimit të pragut”, ka pra domethënien e bashkimit me një botë të re, dhe njëkohesisht porta përfaqëson ndarjen dhe komunikimin e dy ambjenteve, jo thjesht si mjet identifikues i kufijve të hapësirës ndërmjet një ambjenti të brendshëm apo të jashtëm dhe anasjelltas, por edhe si kalim mes dy nivelesh: e njohura dhe e panjohura, hyjnorja dhe njerezorja. Është edhe për këtë arsye që kemi zgjedhur portat si element për të shpjeguar Tiranën; atë të vjeter dhe atë moderne. Seria e dyerve e instaluar në ‘Hapësirën Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishëm kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit. E gjithe kjo, bazuar në inciativen personale dhe kolektive, në një liri totale veprimi drejt modifikimit të katit përdhe nga një zonë krejtësisht private në një hapësire pothuaj krejtësisht publike. Pa kompleksin e ruajtjes së identitetit apo të krijimit të një stili urbanistik por thjesht në formimin e një stili jetese tashmë dukshëm veçori e patjetërsueshme e këtij qyteti. Duke hapur një derë, duke mbyllur një tjetër, duke transformuar dhe modeluar hapësirat, duke u adaptuar me ndryshimin konstant që dinamikat e kësaj mënyre jetëzimi kërkojnë papushim. Dyer të hapura që tradicionalisht në mort dhe gezim në Shqipëri ishin simbol i komunitetit të bashkuar rreth Njeriut. ‘Freespace’ interpretohet si çlirimi i hapësires në nivelin zero, për të krijuar qytetin ku të gjithë i shërbejnë diçka dikujt. Nëpërmjet shërbimit të një kafeneje apo të një këpucari, berberi, rrobaqepsi apo kasapi, ky nivel, ashtu, shtruar, ngadalë por në një kaos që me evolimin e tij spontan, ndryshe nga planifikimi tipik i territorit, ndryshe nga ndonjë model tjetër, ka krijuar qytetin ku hapësira publike ngjan me një media sociale fizike, me këmbë në tokë, në katin përdhes. ’Hapësira Zero’ në katin përdhe te qytetit, merr përsipër një rol social që mundësohet nga prania e kudondodhur e dyqaneve të vogla dhe shërbimeve të shumëllojshme brenda në qytet, si burime hapësinore në resonance me bujarinë e dhuratave të natyrës. Qytetarët e Tiranës projektojnë jetët e tyre mes sigurisë së katit përdhes të qytetit ku ata lirshëm ndërveprojnë mes njëri tjetrit, kësisoj duke u lidhur ngushtësisht me territorin, i cili në rastin e një qyteti përkthehet me ambjentet përreth banesave, në ‘’Hapësiren Zero’’. Pjesëmarrja aktive dhe sensi i komunitetit gjen vend duke formëzuar jetesën në oportunitetet e ofruara në nivelin zero të qytetit. Dyert e dyqaneve të Tiranës janë linja komunikimi. Nuk ndajnë të huajën nga e mbyllura e sigurt, nuk ndajnë pra “kaosin” nga “kozmosi”. Në Tiranë portat janë hapësira të kthyera në zgjatime që organizojnë urbanistikën. Pasuri e një kulture antike e adaptuar në mënyre kreative me nevojat e përditësuara të qytetarëve për një hapësirë totalisht në dispozicion, një hapësirë të lirë për publikun.

Next Post
“I forti” i Shkodrës Lul Kulla, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

"I forti" i Shkodrës Lul Kulla, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In