• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen edhe spitalet rajonale, nesër nis vaksinimi në Shkodër

by A R
15/02/2021 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga situata e rënduar në katër spitalet Covid të kryeqytetit, ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të hapë edhe spitalet rajonale për trajtimin e të infektuarve.

Një ndër ta është Spitali i Durrësit, ku ka nisur trajtimi për të prekurit me koronavirus.

“Eshtë një moment delikat, pasi shihet që kemi një incidencë në rritje të infektimeve dhe sigurisht dhe fakti që 90% e kapaciteteve më 4 spitalet COVID në Tiranë tashmë janë ezauruar, kjo na bërë që të kalojmë në skenarin e parë për hapjen e spitaleve rajonale, ku fillojmë sot me hapjen e Spitalit Rajonal të Durrësit, me pavion të dedikuar dhe gjithashtu në Spitalin Rajonal të Shkodrës e më pas do të vijojmë me Spitalin Rajonal të Korçës, Vlorës, Elbasanit, në skenarin e parë”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të këtij spitali.

Duke folur për kapacitetet dhe investimet në spitalet rajonale, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

“Me këtë skenar, vendosim në dispozicion të qytetarëve nga 430 deri në 630 shtretër, që i shtohen kapaciteteve të spitaleve të Tiranës, ndërsa eksperienca e fituar nga stafet mjekësore si dhe me investimet që kemi bërë në spitalet rajonale, jemi të angazhuar t’i përgjigjemi nevojave dhe puna nuk po ndalet në asnjë moment, që t’i sigurojmë qytetarëve kushtet optimale për trajtimin e dukur mjekësor”, tha Manastirliu.

Manastirliu foli edhe për vaksinimin kundër koronavirusit, i cili do të shtrihet edhe në dy pika të reja.

“Vijnë sot edhe dozat e tjera të vaksinës së Pfizer, doza të cilat do të shpërndahen menjëherë dhe pa humbur kohë për të vijuar planin e vaksinimit. Ne do të vijojmë nesër me qendrat e vaksinimit në Shkodër, më pas me Vlorën, ndërkohë që stafi i Durrësit, Elbasanit do të vaksinohen në Tiranë. Janë bërë gati të gjitha listat sipas vendosjes për të prioritizuar ata të cilët janë në linjën e parë”, theksoi Manastirliu.

Pas spitalit rajonal të Durrësit dhe Shkodrës, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit, do të vijojet me hapjen e spitaleve të Korçës, Vlorës, Elbasanit, me një kapacitet nga 430-630 shtretër dhe më pas, do të vijohet sipas skenarëve të spitaleve rajonale. Janë 1600 shtretër të dedikuar COVID, në skenarët e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

/a.r

Next Post
Po e përjetojnë fitoren e “Vetëvendosjes” në Kosovë, si të vetën në Shqipëri

Po e përjetojnë fitoren e "Vetëvendosjes" në Kosovë, si të vetën në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In