Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut, tani anëtar i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka thënë se UÇK është themeluar në vitin 1993.
Më 23 tetor të vitit 1993, Lëvizja Popullore e Kosovës e ka themeluar UÇK-në, ka thënë Halitjaha në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Vetëm në Budakovë kam pas një batalion prej 533 ushtar në vitin 1998. 7000 ushtarë të UÇK-së kishte deri në vitin 1998.
Kur i kemi përcaktuar kriteret në ligj, nuk kemi thënë se i kemi ndarë ata që kanë luftuar, kanë sjellë armë, kanë strehuar ushtarë etj.
Sipas ligjit, nuk do të thotë se këta nuk janë veteranë. Ka pasur shërbime të ndryshme brenda UÇK-së që e kanë përbërë ushtrinë”, ka thënë Halitjaha. (b.an)