• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halim Kosova kopjon premtimet e Lulzim Bashës

by
15/05/2015 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Halim Kosova ka vendosur të shkelë me vendosmëri në hapat e paraardhësit të tij. Megjithëse është treguar i kujdesshëm që të mos e ketë në krah Bashën në fushatën që po bën, ai i ka bërë të tijat premtimet (e pambajtura) të kreut në ikje të bashkisë. Një rast i tillë është premtimi që Kosova bëri sot për ndërtimin e një spitali bashkiak. Mjafton të shqyrtosh premtimet e zotit Basha në vitin 2011, kur bënte fushatë kundër Edi Ramës, që të gjesh pa vështirësi se edhe Basha asokohe premtonte të njëjtën gjë si Kosova sot: pra një spital të qytetit.

Ja çfarë thuhet konkretisht në premtimet e Lulzim Bashës në këtë aspekt:

“Unë premtoj se ato detyra që i takojnë Bashkisë do të kryhen. Do të bëhet sistemimi i ambjenteve të qendrave spitalore universitare të Tiranës, përmirësimi me shpejtësi i atyre elementëve të infrastrukturës, qendrave shëndetësore dhe të urgjencës, ku Bashkia mund të ndërhyjë vetë apo në bashkëpunim edhe me donatorët. Do të fillojmë duke dedikuar gjithmonë e më shumë, gjithmonë e më mirë, infrastrukturën që lejon shpejtësinë e caktuar për ambulancat dhe shërbimin e tyre. Dhe do të vazhdojmë kështu në të gjitha fushat e tjera, për sigurimin e ajrit të pastër, standardeve të sigurta ushqimore, trajtimit bashkëkohor të mbetjeve, si edhe një ujësjellës-kanalizim cilësor”

Gjithashtu, në premtimet e tij elektorale shkruhej: “Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital modern vetëm për qytetaret e Tiranës dhe njësive vendore fqinje, që do të ofrojë shërbim me shtretër dhe në të njëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator”. Katër vjet më pas, jo vetëm që mjekët s’kanë parë ndonjë spital të ndërtuar nga Bashkia, por as spitali i Sanatoriumit nuk u shndërruar në një spital modern vetëm për qytetarët, por u la në mëshirë të fatit.

 Të njëjtën gafë, pra përsëritjen e premtimeve të Lulzim Bashës, Kosova vazhdon ta bëjë edhe me premtimet e tij për banesat sociale, për terrenet sportive, për uljen e taksave, të cilat janë premtime që Basha nuk i mbajti në 2011.

Me sa duket stafi i zotit Kosova as nuk është lodhur të gjejë ndonjë ide konkrete, por i ka rënë shkurt duke i servivur Kosovës të njëjtat premtime që Luli bëri dhe nuk i mbajti në vitin 2011.reeeeeee

Next Post

Kërkesa për verifikimin e kandidatëve, PD: PS presion ndaj opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com