• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdari e Gjoni pas takimit me anëtarët e Komisionit të “Venecias”: Na bënë pyetje politike për krizën

by Java News
10/09/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Bylykbashi dhe Gjosha, delegacioni i Komisionit të Venecias ka vijuar agjendën me deputetët e opozitës aktuale në Kuvend, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Në takimin me përfaqësuesit e opozitës parlamentare, të deleguarit e Venecias kanë dashur të mësojnë më shumë rreth krizës politike.

“Pyetjet që ata bënë nuk ishin më shumë pyetje teknike, por ishin politike se çfarë do të ndodh. Edhe njëherë dua të them se ne vazhdojmë se jemi sa më konstruktivë si opozitë parlamentare dhe shikojmë se çdo aktor, i të gjitha palëve, mundohet të japë versionin e tyre se çfarë po ndodh. Por në fund do të jetë delegacioni që do të japë një opinion për atë se çfarë po ndodh”, u shpreh deputetja Hajdari pas takimit.

Edhe deputeti Ralf Gjoni konfirmon se pyetjet e anëtarëve të delegacionit të Komisionit të Venecias ishin më shumë politike. Gjoni tregon se e informoi delegacionin për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta, e cila sipas tij ka nisur me një përshpejtim të panevojshëm.

“Anëtarët e Komisionit të Venecias kishin pyetje me natyrë politike. Kjo do të thotë që ata marrin në konsideratë situatën në kontekstin aktual dhe rrëmujën politike në të cilën gjendet vendi gjatë procesit të hartimit të opinionit të tyre. Ai kam bërë të ditur se për sa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit është një procedurë e komplikuar që ka nisur me përshpejtim të panevojshëm në një kontekst politik problematik për Shqipërinë”, tha deputeti Gjoni. /l.m

Next Post
FOTO/ Alarmi, uji i kontaminuar i Fukushimas do të derdhet në Oqeanin Paqësor

FOTO/ Alarmi, uji i kontaminuar i Fukushimas do të derdhet në Oqeanin Paqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com