• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Haja buburreca dhe me rrihnin me grushta”, rrëfimi tronditës i Marias që u rrit në jetimoren e Vlorës

by A R
20/06/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stafi i programit “E Diela Shqiptare” ka gjetur vajzën e Yzeirit të cilën e çoi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë pasi gruaja e tij pati probleme mendore pas lindjes.  Yzeiri ka treguar se kanë pasur probleme ekonomike dhe gjendja e së shoqes e bëri të pamundur rritjen e vajzës së tyre të vogël Afërdita dhe e çuan në jetimore, me shpresën për ta rimarrë pasi gruaja e tij të shërohej.

Në studio ka ardhur Afërdita e cila është birësuar nga prindër italianë. Ajo ka ndryshuar dhe emrin dhe quhej Maria Pia Malteze. Afërdita Dule vjen ne studio e cila flet në gjuhën italiane sepse është larguar shumë e vogël nga Shqipëria.

Ajo shprehet se e mban mend fëmijërinë e saj dhe ka qenë tepër e vështirë, madje uron që të mos e kalojë askush një gjë të tillë. Shprehet se e kanë braktisur në jetimoren e Vlorës dhe akoma dhe sot nuk e di arsyen e vërtetë, gjë që e ka munduar prej vitesh, madje në jetimore nuk e trajtonin mirë.

Maria: Nuk më trajtonin mirë, më vinin në punë, më vinin me shumë fëmijë  në dhomë, bënim çfarë thoshte edukatorja, përndryshe na ndëshkonin nëse nuk e bëja, më rrinin ose më vinin në izolim pa ujë dhe pa ushqim. Isha 6 vjeç dhe nuk do i harroj dot kurrë këto gjëra. Mbaj mend që dhe shumë fëmijë të tjerë qanin nga uria, unë nuk haja atë që hanin edukatoret. Unë haja lëkura patatesh, lëkura shalqiri, makarona dhe bukë të ndenjur që ato hidhnin në mbeturina. Nuk më jepnin asnjë gjë tjetër për të ngrënë, unë vidhja për të ngrënë.

Ardit Gjebrea: Ku vidhje?

Maria: Atë që shihja në rrugë, përtokë. Unë haja dhe bubureca, nuk kam turp ta them. Unë dilja të vidhja natën për të ushqyer fëmijët që ishin më të vegjël se unë, ishim rreth 50 fëmijë dhe të gjithë ishim kështu.

Ardit Gjebrea: Të gjithë hanin buburreca?

Maria: Po, unë nuk e quaj institucion por si luftë. Edukatoret na rrihnin me grushta, gjemba trëndafilash nëse nuk bëja ashtu siç thoshin ato. Unë isha shumë e dobët, isha nën peshë, në moshën 7-vjeçare peshoja 16 kg, kisha gojën e shtrembër, sytë e shtrembër nga kequshqyerja. Nuk më lanin kurrë, kisha morra. Unë nuk ia uroj kurrë kujt këtë histori. Cila nënë do ta braktiste të bijën që ta trajtonin kështu (qan)?  Ky është mllefi im, pyes veten pse nëna nuk vinte për të më marrë.

Ardit Gjebrea: Ti nuk mban mend asnjë që të vinte?

Maria: Mua nuk vinte të më merrte askush, isha gjithnjë aty në atë institucion që unë e quaj “tmerr”.

Maria tregon se edhe gishtat i ka të shtrembër sepse gjithmonë i vishnin të njëjtat këpucë edhe pse këmba i rritej vazhdimisht.

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 341 raste të reja, 673 të shëruar dhe 9 viktima nga COVID-19

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid dhe vetëm 2 infektime të reja në Shqipëri

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Kjo eshte genjeshter me bisht

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In