• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

by Os De
20/01/2026 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ka shumë vite në skenë, Redon Makashi ka zgjedhur të ndërmarrë hapa të sigurt në rrugëtimin e tij muzikor. Kjo është edhe arsyeja pse pas shumë viteve punë, ai ia doli më në fund të çelë studion e tij të parë muzikore, të cilën e prezanton për herë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan.

Një strehë krijimtarie, muzike dhe një ‘muze’ i vogël me objekte të dashura e të çmuara për t’i hapur rrugë këngëve të bukura që ai premton se do të vijnë shumë shpejt. Por teksa në jetën profesionale po ndodhin gjëra të bukura, pas buzëqeshjes e gëzimit fshihet një histori tjetër. I pyetur nëse prindërit e kanë vizituar studion e tij, artisti zbulon me trishtim se babai po përballet me një betejë të fortë shëndetësore.

Këngëtari thotë se prej 8 muajsh ai vuan nga sëmundja e demencës dhe është në një luftë me jetën. Gjendja është e vështirë dhe sfiduese, sidomos për nënën e tij.

Redon Makashi: Tani im atë e ka më të pamundur për të vizituar atë studio.

Rudina Magjistari: Pse?

Redon Makashi: Po kalon një moment jo të mirë.

Rudina Magjistari: Që ka lidhje me…

Redon Makashi: Me shëndetin. Ka 8 muaj që po bën luftë me jetën.

Rudina Magjistari: Më vjen keq! Si duket situata, ka shpresë për t’u përmirësuar? Nga se vuan konkretisht, a mund ta thuash?

Redon Makashi: Janë këto sëmundjet që nuk kanë shërim.

Rudina Magjistari: Është sëmundje e kancerit apo…

Redon Makashi: Jo. Demenca. Është pak e vështirë sepse është hera e parë që përballem me një situatë të vështirë direkt sepse të gjithë kemi momente të vështira, por të përballesh direkt me një situatë të rëndë nga një qetësi totale, nga një jetë normale, e qetë kur s’ke çfarë bën, është pak e vështirë.

Rudina Magjistari: Kemi folur në fakt për demencën dhe është e vështirë për atë vetë që nuk e di sa i vetëdijshëm është ai për ta kuptuar gjendjen e vet, por mbi të gjitha edhe për ju, për mamanë tënde, znj. Drita, por edhe për ty.

Redon Makashi: Sigurisht, më tepër mami që është aty në frontin e parë të lëvizjes sepse unë jam në lëvizje, bëj të pamundurën, por është një gjë që lufton dhe nuk ka fund kjo gjë.

Kantautori shton se para pak kohësh babai kreu edhe një ndërhyrje për shkak të një problemi me kockat që ka ndikuar në rëndimin e situatës së tij shëndetësore.

Next Post
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com