• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

by Os De
20/01/2026 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ceremoni solemne sot në 20 janar, u shënua 105 – Vjetori i Themelimit të Batalionit të Xhenios, një nga armët më të rëndësishme dhe më të specializuara të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në aktivitet mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me drejtues të lartë ushtarakë, ish-komandantë të forcës xheniere, ushtarakë në rezervë dhe në lirim.

Në fjalën e tij, ministri Vengu vlerësoi kontributin historik dhe aktual të Batalionit të Xhenios në mbështetje të sigurisë kombëtare, zhvillimit të infrastrukturës dhe përballimit të emergjencave civile. Ai theksoi se përvjetori nuk është vetëm një moment festiv, por edhe një reflektim mbi nevojën për rritje të vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe teknike të kësaj force: “Thelbi i këtij përvjetori ka të bëjë me nevojën e një force gjithmonë për t’u specializuar gjithnjë e më shumë dhe për të treguar jo vetëm aftësi luftimi, por edhe aftësi administrimi të rrezikut në kushte paqeje dhe në detyra civile”, – u shpreh ministri Vengu.

Ministri theksoi se reparti xhenier ka qenë dhe mbetet një nga komponentët më të angazhuar të Forcave të Armatosura, i pranishëm në vijën e parë si në misionet ndërkombëtare, ashtu edhe në situata emergjente brenda vendit, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë për komunitetet: “Reparti xhenier është gjithnjë ai që përgjigjet i pari, asnjëherë nuk thotë jo dhe shkon aty ku e kërkon detyra dhe atdheu, veçanërisht në emergjencat civile, ku profesionalizmi dhe përkushtimi juaj janë vlerësuar nga të gjithë”, – deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Duke u ndalur te perspektiva e së ardhmes, ministri Vengu nënvizoi se forcimi i repartit xhenier me mjete, pajisje dhe teknologji moderne mbetet një objektiv i qartë i Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe qeverisë shqiptare, në funksion të rritjes së sigurisë së komuniteteve dhe qëndrueshmërisë së vendit.

Batalioni i Xhenios mbetet sot një element kyç i një ushtrie moderne, ku kapaciteti teknik dhe aftësitë inxhinierike janë po aq të rëndësishme sa aftësitë luftarake, duke i dhënë Forcave të Armatosura një dimension të qartë rindërtimi dhe ripërtëritjeje në shërbim të Shqipërisë.

Next Post
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com