• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn vs. Nuland, ku ndryshojnë propozimet

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, i ka dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar deri dje paradite në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në Reformën në Drejtësi.

Pasi ka pasur një komunikim gjatë gjithë paradites së djeshme me krerët e partive politike, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, komisioneri ka nisur një propozim me shkrim, për të cilin u kërkonte palëve të shpreheshin sa më shpejt dhe nëse e pranonin ta votonin atë ditën e enjte në Parlament.

“Në vijim të bisedave të mia telefonike dje dhe sot, me të tre ju, unë dua të ritheksoj pikat e mëposhtme të të quajturit ‘propozim hibrid’, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe të komunitetit ndërkombëtar, ashtu siç i kemi nënvizuar në vazhdimësi përgjatë gjithë procesit. E para, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës”, thuhet në letrën e dërguar nga komisioneri për Zgjerim, i cili i jepte fund debatit nëse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit duhet të jetë i përfshirë me nene kushtetuese apo duhet të miratohet përmes një marrëveshjeje.

Gjithashtu, komisioneri i dha përgjigje dhe shqetësimit të opozitës lidhur me rolin e misionit ndërkombëtar sa i takon seleksionimit të kandidatëve për anëtar të komisioneve të vetingut.

“E dyta, unë rikonfirmoj, se siç e kemi bërë të qartë në të gjitha diskutimet, ONM-ja do të japë rekomandime, të cilat nuk janë ligjërisht detyruese. Në çdo rast, këto rekomandime do të përmbajnë për çdo qëndrim të mbajtur, një arsyetim shpjegues bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga legjislacioni. Unë besoj që mund të vijojmë më tutje mbi këtë bazë. Siç e diskutuam, ju lutem konfirmojeni këtë duke iu përgjigjur shpejt këtij mesazhi, në mënyrë që votimi në Kuvend të bëhet nesër”, thuhet në letrën e komisionerit Hahn dërguar Kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit, Meta, dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Basha.

Edhe pse palët në negociata kishin në tryezat e tyre propozimin hibrid të bërë nga ambasadorja Nuland, ata kërkonin një përcaktim më të qartë nga Brukseli në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve. Ajo që komisioneri Hahn saktëson është fakti që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për çdo rast kandidati që nuk kualifikohet për në fazën tjetër, duhet të japë sqarimet e duhura për kriteret që ai nuk plotëson.

Por baza e saktësimeve të bëra dje nga komisioneri Hahn është pikërisht propozimi hibrid i ambasadores Nuland. Dy çështjet për të cilat komisioneri dha kontributin e tij për t’i saktësuar, kishin mbetur pezull nga negociatat e ditës së hënë në darkë me tre përfaqësuesit e partive më të mëdha parlamentare.

Por edhe komisioneri Hahn në ndërhyrjen e tij nuk preku rolin ekzekutiv që përfaqësuesja amerikane i ka përcaktuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të jetë ai që më parë do të bëjë seleksionimin e kandidatëve për t’ia kaluar më pas komisionit parlamentar ad hoc që do të bëjë përzgjidhen mbi bazën e listës që do të miratojnë ndërkombëtarët.

KU NDRYSHOJNE PALET

PROPOZIMI I HAHN

hahnRoli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të japë rekomandime, të cilat nuk janë ligjërisht detyruese.

Në çdo rast, këto rekomandime do të përmbajnë për çdo qëndrim të mbajtur një arsyetim shpjegues, bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

PROPOZIMI I NULAND

  1. victoria-nulandAvokati i Popullit shpall vakancat për anëtarët e komisioneve të vlerësimit (vetingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve bashkë me kriteret që duhet të plotësojnë.
  2. Kandidaturat u dërgohen anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, SHBA-BE, të cilët duhet të bëjnë seleksionimin e tyre.
  3. Seleksionimi bëhet mbi bazën e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë.
  4. Ata kandidatë që e kalojnë pozitivisht këtë testim të operacionit ndërkombëtar, i kalojnë për seleksionim komisionit parlamentar ad hoc.
  5. Komisioni parlamentar përbëhet nga 12 anëtarë, gjashtë nga maxhoranca dhe gjashtë nga opozita. Secili nga anëtarët zgjedh një kandidat nga lista e propozuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

PROPOZIMI I PD-SË PËR VETTINGUN

Avokati i Popullit shpall thirrjen për paraqitjen e aplikimeve për 3 (tri) kategori pozicionesh në strukturat e Vetingut:

  1. a) komisionerët,
  2. b) komisionerët publikë dhe
  3. c) gjyqtarët e Dhomës së Apelit.

-Lista i dërgohet Kuvendit bashkë me dokumentacionin e dorëzuar të çdo kandidati.

-Ky proces zhvillohet me monitorim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

-Kuvendi krijon dy komisione ad hoc, një me 12 anëtarë dhe një me 6 anëtarë (në të dyja rastet përbërja është 50%-50%).

-Komisioni me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe verifikon përmbushjen e kritereve të shpallura për kandidim. Çdo kandidat vlerësohet individualisht mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur.

-Në fund të procesit të seleksionimit do të dalin 3 (tri) lista: (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë dhe c) lista me kandidatët për gjyqtarë;

-Vëzhguesit nga ONM kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar te çdo dokumentacion që administron komisioni.

-Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni.

-Kandidatët e përjashtuar nga komisioni ad hoc kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimeve administrative të komisionit ad hoc sipas Hapit 3, në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni me 12 anëtarë

-Komisionerët e KPK:

Ky Komision do të zgjedhë 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit. Zgjedhja do të bëhet pa debat, përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat.

Po ky Komision do të zgjedhë edhe 2 komisionerët publikë (përsëri pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik).

2 kandidatët që marrin më shumë vota do të quhen fitues.

Komisioni me 6 anëtarë -6 gjyqtarë të Dhomës së Apelit:

Ky komision do të zgjedhë në fillim 6 nga 7 gjyqtarët e Dhomës së Apelit. Edhe në këtë rast zgjedhja do të bëhet pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat.

Kuvendi mund të pranojë ose rrëzojë listën e kandidatëve në bllok me një shumicë të cilësuar (2/3-tat). Pra, nuk është e mundur të pranojë ose rrëzojë vetëm një pjesë të listës.

ARISTIR LUMEZI/panorama/d.i.

 

Next Post

Xhafa, Metës: Ule zërin, s’mund t’i flasësh asnjë deputeti me tone urdhëruese, nuk marr urdhëra nga ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In