• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn takon ministrin Xhafaj: BE të njohë arritjet e palës shqiptare, boll stigmatizimit

by Java News
07/12/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Ministri Fatmir Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme, në këtë mandat qeverisës. Ai u ndal te lufta antikanabis duke e vënë theksin tek qëndrueshmëria e rezultateve. Ministri nënvizoi se janë marrë që tani masat për 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë.Një vend të rëndësishëm në bisedën mes palëve, zuri njohja me Planin e Veprimit, Operacioni “Forca e Ligjit”, duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Xhafaj informoi Komisionerin për procesin e Vettingut që do të kryhet në Policinë e Shtetit.

Duke u ndaluar tek masat për frenimin e azilkërkimit të paligjshëm dhe migracionin e parregullt, ministri i Brendshëm shqiptar veçoi bashkëpunimin me Francën, si një shembull pozitiv për minimizimin e fenomenit.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit tha se shembulli i bashkëpunimit të palës shqiptare me Francën, duhet avancuar edhe me vendet e tjera europiane.

“Periudha në vijim është shumë deçizive për Shqipërinë”, u shpreh Komisioneri Hahn. Ai sugjeroi njohjen më të thellë të arritjeve të palës shqiptare, përmes medias së huaj, për të reduktuar efektet negative të stigmatizimit të padrejtë të vendit.

Ministri Xhafaj nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Bashkëpunimi me vendet fqinje për ngritjen e Qendra Rajonale e Bashkëpunimit Policor, sipas tij, ka nevojë për mbështetje nga vendet e BE-së.

ma.me

Next Post
Emrat e anëtarëve të KED, shorti hidhet mes debateve të ashpra

Emrat e anëtarëve të KED, shorti hidhet mes debateve të ashpra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com