• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn në takimin me Gjoshën në Bruksel: Rezultatet e reformave,  e vetmja rrugë për progresin e Shqipërisë

by A R
29/09/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn.

Ministrja Gjosha u shpreh gjatë takimit, se Shqipëria meriton një raport pozitiv për përmbushjen e  5 prioriteteve, nga Komisioni Europian, vjeshtën e këtij viti. Treguesi më i qartë sipas Ministres Gjosha i angazhimit që ka vendi për të avancuar me procesin e integrimit është reforma në drejtësi si themeli i konsolidimit të shtetit të së drejtës.
“Miratimi konsensual i kësaj reforme ishte arritje e madhe për shqiptarët, për të gjitha partitë politike. Gjetja e konsensusit dëshmoi për një vullnet që i shërben zhvillimit të Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të nxisim dialogun politik edhe në vazhdim”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja u shpreh se me këtë reformë, vendi plotësoi edhe kushtin madhor për hapjen e negociatave.
“Janë hapa pozitivë që Shqipëria ka bërë dhe ne jemi të bindur se marrja e një rekomandimi për çeljen e negociatave, një raport pozitiv nga Komisioni do ti shërbenin jo vetëm implementimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, por është shtysa më e mirë për zbatimin e të gjithë gamës së reformave të tjera që ne synojmë të ndërmarrim për të forcuar shtetin e të drejtës dhe për të zhvilluar ekonomikisht vendin”, tha Ministrja Gjosha.

Komisioneri Hahn shprehu vlerësimet e tij për reformën në drejtësi, duke inkurajuar Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit. Komisioneri u shpreh se përmes rezultateve të reformave Shqipëria do të avancojë në axhendën europiane, si e vetmja rrugë për progres./a.m.

 

Next Post
Ekstradimi i Gylen, përgjigja nga SHBA brenda pak ditësh

Ekstradimi i Gylen, përgjigja nga SHBA brenda pak ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com