• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Gusht 1942, kur ‘Balli Kombëtar’ shpërndante trakte si komunistët

by A R
16/09/2018 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç shumë mite të tjera nga e shkuara, prodhuar nga historiografia komuniste, i tillë është dhe ai se vetëm komunistët u angazhuan në luftë kundër pushtuesit, e trakte vetëm prej tyre dilnin e lëshonin në milet. Por nuk është kështu. Trakte kanë hartuar e lëshuar edhe  nacionalistët, ata pra, legalistët e ballistët.

Nga vera e 1942 dhe sidomos në fund të këtij viti, në Shqipëri ishin intensifikuar aksionet antifashiste si nga ana e çetave nacionaliste ashtu edhe nga ata te drejtuara prej komunistëve. Vazhdimisht flitet për aksionet e këtyre të fundit në këtë periudhë, por dokumentet e Ministrisë së Brendshme të viteve 1942-1943 dëshmojnë se aktiviteti antifashit i grupeve nacionaliste të Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar ishin disa herë më të fuqishme.

Shpërndarja e trakteve dhe manifesteve për të frymëzuar dhe mobilizuar popullin kundër fashizmit ishte rruga më e shpeshtë e reagimit, ndërsa qytetet ku nacionalistët kishin më shumë influencë ishin Tirana, Shkodra, Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Dokumenti që sjellim sot është një trakt i shkuar me dorë dhe i hedhur në qytetin e Shkodrës.

Prefekti Daut Çarcani njofton Ministrinë e Brendshme për këtë aktivitet të grupeve nacionaliste dhe i bashkangjit edhe traktin e mëposhtëm. Në trakt bëhet thirrje për të rrëmbyer pushkët e për të fituar lirinë.

Prefekti Çarçani thekson në shkresën e tij se kjo ishte vepër e nacionalistëve dhe jo e komunistëve. Më poshtë i sjellim të plota tekstet e këtyre dy dokumenteve:

Prefektura e Shkodrës

Nr.38/25 RES.

Shkodër më 7/8/942

Ora 11

 Marrun ora 18.

 Ministrisë së Punëve të Mbrendshme

Zyrës Politike, Tiranë

Parmbramë janë hedh ne ket qytet nji sasi manifestash ma tepër me ngjyrë nacionaliste se sa komuniste me anë të të cilave kritikohet kryetari i qeverisë si dhe anëtarët e saj.

Prefekti, D.Çarçani

Trakti i hedhur për të cilin flet prefekti Daut Çarçani ishte ky:

Popull Shqiptarë

Ndëgjoni ta kuptoni mirë kët  listë  qi po i u shkruaj. Në qoftë se jena shqiptarë të vërtetë  të mprojmë atdheun tonë nga armiku, gjith çka jena shqiptarë, të ngrihemi të gjithë, me pushkët në dorë si trima, si trimnesha, të lirojmë atdheun tonë nga armiku se përndryshej kena me hjek shumë keq,  mjaft e zgjatëm deri tash se me fjalë si bahet gja.

Popull shqiptar  mos ua ve mendjen  se Italia do të përpiqet  e do t ëmundohet për neve, mos u bani të marrë, kuptoheni pak se ajo do sa e sa me na  poshtnue neve. Ajo ashtu kujto por neve si shqiptarë të përmendun  qi jena,  as si jena poshtnue e as  si do të poshtnohemi, kur se atdheu i jonë të jetë i robnuem edhe neve cka na duhet të rrojmë, atherë na thonë shqiptarë të poshtën, prandaj ma mirë vdekjen ose lirinë se mjaft duruem deri tashti.

Gati 4 vjet  qi po na mundon ky, na fiku për çdo gja, ka për të n’a sharrue për bukë edhe për çdo gja qi si gjendet, kurse ma parë ishte çdo gja lirë dhe gjendesh.

Popull shqiptarë mos kujtoni se Shqipnija do të rrijë gjithmonë e robërueme, gjith çka jena shqiptarë të bashkojmë gjithë trupat në nji shpirt  edhe të luftojmë me gjithë zemër si trima shqiptarë. Do të vijë dita që gjak do të derdhim në popullin Italian se edhe kështu s’durohet se gjysma e botës  janë pa bukë, ma shumë dalin e lypin nji kuje buk sa me e mbajt shpirtin. Mjaft ndejti Shqipëria e robërueme neve duhet të derdhim gjak për atdheun e jo të rrojëm, s’ka cka na duhet as nanë as babë as vëlla as motër kur se kena atdheun tonë të lirë, kur se të fitojmë lirinë tonë, atherë edhe krundet do ti duem me gjithë zemër.

 Rroft Shqipëria e lirë

Rroftë atdheu I jonë I dashtun

Rroftë populli shqiptar

Rroftë flamuri kombëtar I Shqipnisë

 Poshtë Italia

Poshtë Fashizmi

Poahstë populli italian

Poshtë flamuri italian(tesheshi)

Next Post
10 vjet pas krizës financiare: Kur do të vijë tjetra?

10 vjet pas krizës financiare: Kur do të vijë tjetra?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

October 28, 2026
Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

October 28, 2026
Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

October 28, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In