• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grupit kriminal i asgjësohen 28 mijë bimë kanabis në Kurbin, kishin bashkëpunëtor oficerin e zonës

by A R
22/11/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 211 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Kurbinit si dhe janë asgjësuar mbi 28 mijë bimë kanabis në kuadër të një hetimi disa mujor, pas të cilit Policia e Lezhës, në bashkëpunime me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic, i cili favorizonte kultivuesit e drogës kundrejt pagesës. Të arrestuarit janë nga 19 deri në 52 vjeç, ndërsa mësohet se droga kultivohej në zona të ndryshme.

POLICIA
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë dhe me SHÇBA-në, pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin hetimor dhe policor në lidhje me procedimin penal numër 147 të vitit 2016, ku u bë e mundur goditja e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në rrethin e Kurbinit.

Gjatë këtij procedimi penal janë sekuestruar rreth 211 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, si edhe u sekuestruan dhe u asgjësuan gjithsej 28.480 bimë të llojit cannabis sattiva.

Pjesë e këtij grupi kriminal janë 6 shtetasit e arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë shtetasit:
1- Bashkim Kodra 46 vjeç, banues në Kurbin
2- Elton Hoxha 23 vjeç, banues në Kurbin
3- Hashim Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin
4- Lefter Nelaj, 43 vjeç, banues në Kurbin
5- Aldo Xhaferri , 29 vjeç, banues në Mamurras i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë
6- Sami Balloku, 38 vjeç, banues në Kurbin i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë

Janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e:
1- A.T. 37 vjeç, banues në Kurbin
2- A.Gj. 41 vjeç, banues në Kurbin
3- B.T. 34 vjeç, banues në Kurbin
4- L.N. 40 vjeç, banues në Kurbin
5- B.H. 23 vjeç, banues në Kurbin

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Po ashtu u arrestua dhe shtetasi Zan Kasmi, 52 vjeç, banues në Kurbin, specialist i policisë së zonës, sepse në zonën që mbulon, ka favorizuar persona të ndryshëm, në kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt vlerave monetare.

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar edhe me autoritetet italiane, pasi lënda narkotike e kultivuar nga ky grup kriminal dyshohej se do të trafikohej drejt Italisë./BW/a.m.

Next Post
Merkel para krerëve të BE, Merkel: Mund të përmirësohemi

Në këtë ditë, më 22 Nëntor, u zgjodh për herë të parë Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In