• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi parlamentar i PD, kërkesë për mocion me debat për prioritetet e qeverisë

by A R
26/09/2025 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritetet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike.

Sipas shkresës së bërë publike, theksohet se: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim”.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë detyrimisht rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, janë çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky i fundit duhet të ketë rol të qenësishëm në cuarjen përpara të kësaj axhende”, lexohet më tej në shkresë, shkruan A2.

“Gjithashtu, efikasiteti i qeverisjes është i lidhur drejtpërdrejtë me integritetin e ministrave të emëruar, sepse dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar. Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit”, thuhet në shkresën e grupit parlamentar të PD.

Next Post
Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In