• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruevski, si pasqyrë për antiperëndimorët e Shqipërisë!

by Alfred Peza
14/11/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Arratisja e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski për të kërkuar strehim politik në Hungari që ti shpëtojë arrestit me burg në Maqedoni, është fundi i çdo lideri politik në Ballkan, që zgjedh ti kundërvihet parimeve demokratike, frymës dhe projektit perendimor në ushtrimin e pushtetit në vend. Ky ishte fundi i pashmangshëm i një filmi që të gjithë e kemi parë tashmë, por që përsëritet e përsëritet pafundësishit, duke ndërruar personazhin që e rolit kryesor. Si për të na e vërtetuar thënien e famshme të Hegelit, edhe në jetën tonë praktike, se “historia na mëson se njeriu, nuk mëson nga historia”. Ndaj, nuk është çudi që ky film të luhet shpejt edhe me aktorë shqiptarë.

Pas kakofonisë së shkaktuar në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, pas një statusi në facebook-un e politikanit që qeverisi për 11 vjet me radhë Maqedoninë, pasditen e së martës lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga autoritetet hungareze. Ish kampioni i boksit, braktisi ringun politik dhe i iku si një frikacak, ballafaqimit me ligjin. Gruevski shkruante se “në disa ditë të fundit mora kërcënime të shumta me jetë. Jam në Budapest dhe kam kërkuar strehim politik nga autoritetet hungreze. Gjithmonë do të mbetem besnik ndaj kauzës për Maqedoninë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”. Një mesazh tipik për udhëheqës nacionalistë e autoritaristë që e kanë fundin si ai, në të gjitha vendet dhe në të gjitha kohërat. Nga Hitleri e Sadam Hyseini, e deri tek Millosheviçi në Ballkan.

Gruevski ishte investuar shumë për ta paraqitur veten si lideri i fortë e i pathyeshëm i një vendi të vogël, që kishte në dorë gjithçka dhe bënte çdo gjë që donte, kur dhe si e donte. Madje për këtë, kishte filluar të shihej si model suksesi dhe kishte nisur të bënte idhtarët e tij politikë në rajon. Nuk janë të pakët liderët politikë që ëndërronin të ishin si ai, përfshi edhe në Shqipëri. Identikiti i tyre është i njëjtë: Korruptues e të korruptuar, autoritaristë që duan të komandojnë gjithçka, nëpërmjet minimit të projektit perendimor në vendet e tyre, duke iu kundërvënë reformave që çojnë drejt integrimit euroatlantike të vendit.

Ish Kryeministri maqedonas, ia kishte dalë kur ishte në pushtet të rriste profilin tipik të një udhëheqësi antidemokratik e autoritarist, duke u investuar mbi dy shina:

E para, Nikola Gruevsi investoi pa u kursyer për ti krijuar vetes aureolën e një lideri të fortë e të vendosur, të një reformatori të rritjes ekonomike dhe shndërrimit të vendit në një magnet për investimet e huaja, nëpërmjet lehtësive ligjore e fiskale dhe fushatave të paprecedenta publicitare në mediat e mëdha botërore. E dyta, për të mbajtur nën kontroll të gjitha pushtetet e pjesës represive të makinës së shtetit; nisur nga inskenimet policore, përdorimi i shërbimi sekret si polici politike e deri tek përgjimi i dhjetramijë qytetarëve dhe kundërshtarëve të tij potencialë në çdo fushë të jetës së vendit. Kjo çoi nga shtimi i përpjekjeve për kontrollin mbi mediat, tek skenari sistemik për shkatërrimin e opozitës nëpërmjet filozofisë së “shkopit dhe karrotës”, e shoqëruar me shtypjen e të drejtave të shqiptarëve dhe pakicave të tjera etnike në vend.

Investimet e çmendura në projekte fantazmografike nacionaliste si “Shkupi 2014”, orientimi drejt aleancave ndërkombëtare antiperendimore dhe bllokimi i bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve të bartura historike me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, u munduan që të kamufloheshin me teoritë konspirative sorosiane, predominimin e ideve të rendit të ri botëror mbi parimet e demokracisë liberale e shtetit të së drejtës dhe justifikimin me teorinë e mungesës së kulturës së pluralizmit funksional në Ballkan. Të gjitha këto dhe shumë teori e praktika të tjera, e vunë Maqedoninë përpara provës së madhe të lirisë. Një provë për të cilën shqiptarët dhe forcat demokratike pro perendimore, treguan se po e kalojnë me sukses, ndaj nuk është çudi që pas kësaj dhe pas miratimit të marrëveshjes për emrin me Athinën zyrtare, Maqedonia të anëtarësohet menjëherë në NATO (si rasti i Malit të Zi) dhe në qershor 2019, të marë bashkë me Shqipërinë, datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në Tiranë, prova e zjarrit për të mos përfunduar si Gruevski, për çdo lider politik dhe për çdo aktor të rëndësishëm të jetës së vendit, është reforma në drejtësi. Kushdo që do ti kundërvihet fshehtas, tinëzisht dhe indirekt asaj, po përballet dhe do të përballet akoma edhe më fort me Perëndimin. Me SHBA dhe BE. Me Uashingtonin dhe Brukselin. Herët ose vonë, fundi i tyre do të jetë i njëjtë me atë të ish Kryeministrave të vendeve fqinjë me ne. Por e kanë gjithësesi një shpresë. Ata mund të zgjedhin që të përfundojnë ose si Gruevski i Maqedonisë në arrati për një makinë, ose si Sanaderi i Kroacisë në burg për një orë dore. Me sa duket, rrugë të mesme, nuk paska! Ndaj gjithkush është i lirë të zgjedhë: ose perëndimin, ose “makinën” dhe “orën” e vet!

ma.me

Next Post
Mbyllet procesi gjyqësor, pretenca për Shullazin dhe bandën e tij më 26 qershor

Kush e ka radhën? SHBA e Gjermania përshëndesin dënimin e bandës 'Shullazi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com