• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja rrëfehet pas divorcit: Burri më detyroi t’i çoj vjehrrës çarçafin e virgjërisë

by A R
06/10/2019 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I janë dashur plot 13 vite martesë mes dhunës fizike e psikologjike për të marrë vendimin që të divorcohej. Ka qenë një rrëfim i trishtë mes lotësh ai i Rigelës, 31 vjeçares nga Lushnja e cila ka treguar peripecitë e jetës në studion e “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan. Hallet e saj nisën që ditën e parë kur u fut nuse në shtëpinë e ish-bashkëshortit dhe në atë kohë ajo ishte thuajse fëmijë, pas mbarimit të klasës së tetë. Burri kishte filluar që në fejesë të shfaqte shenja të një xhelozie ekstreme por që për shkak të mentalitetit, Rigela nuk mund të bënte hapa pas.

Në natën e parë të martesës, bashkëshorti e kishte detyruar Rigelën që t’i çonte vjehrrës çarçafin për t’i provuar se ishte e virgjër. Për nusen e re ky ishte poshtërimi i parë që i bëhej dinjitetit të saj dhe që më pas do vijonte me dhunë e kërcënime. Ajo ka treguar se bashkëshorti nuk e lejonte të kishte kontakte me familjarët e saj.

Të kishte shoqe apo të dilte për një kafe as nuk mund të mendohej. Për gjashtë muaj që kishin jetuar në Itali, Rigela nuk e pa një herë dritën e diellit e vetme sepse sa herë do dilte jashtë shtëpisë duhej të shoqërohej nga i shoqi. Ky i fundit, sipas Rigelës e ka kërcënuar dhe me armë se do e vriste. Sipa saj gjithçka vinte nga xhelozia e tij e sëmurë, e pohuar së fundmi edhe nga familjarët e ish bashkëshortit të cilët kanë thënë se ai vuante nga depresioni.

Duke shpresuar se gjërat do ndryshonin për mirë, Rigela kishte pranuar të bënte dhe dy fëmijë me atë person. Ajo ka shpërthyer në lot teksa tregonte në studio sesi kohëve të fundit kishte abortuar tre herë sepse nuk donte të kishte më fëmijë të tjerë të cilët do rriteshin në një ambient të tillë familjar. Ka qenë pikërisht aborti i fundit, momenti kur Rigela e sëmurë në spital po luftonte me jetën, koha kur ajo ka vendosur që të divorcohet nga i shoqi. “Unë e kam dashur atë person pavarësisht se ka ushtruar dhunë por kam shpresuar se do ndryshojë. E kam bërë edhe për hir të dy fëmijëve që të mos prishja familjen. Por arrita në momentin që të bind veten që nuk e dua më, që t’a nxjerr nga zemra. Unë isha duke vdekur në spital dhe ai as nuk u kujtua që të vinte e të më shikonte. Këtu mora vendimin që nuk ka më kthim prapa me atë njeri”, është rrëfyer Rigela. Por nga e gjithë kjo histori, nuk është lënduar vetëm ajo dhe fëmijët por edhe prindërit e saj.

Sa herë gjërat acaroheshin mes çiftit, Rigela “përplasej” tek prindërit Sulejman e Lutfije të cilët i hapnin derën. Sipas saj, ngjarjet e ndodhura i kanë bërë dhe ata të ndihen të turpëruar e kokulur përballë opinionit. Kjo ishte dhe arsyeja që i kishte ftuar në emisionin e Ardit Gjebresë që t’u jepte një mesazh. Përtej falenderimit për 13 vitet që ata e kanë ndihmuar, Rigela u ka bërë dhe një premtim që nuk do kthehej më kurrë me ish bashkëshortin që të mos i shkaktonte më vuajtje vetes e njerëzve të dashur të familjes. I përlotur dhe i emocionuar Sulejmani i është përgjigjur të bijës që do kujdesej përherë për Rigelën dhe dy fëmijët.

“Ti prej nesh e ke derën hapur, ti je goca jonë. Sido që të ndodhin rrethanat ti je goca ime. Derën e ke hapur me gjithë fëmijët. I rris unë, gjyshi dhe pensionin tim do e marrin ata të dy” është shprehur babai i Rigelës. Kjo e fundit ka dashur t’u japë një mesazh edhe të gjitha femrave që mund të gjenden në pozitat e saj që të mos e lejojnë veten të bien pre e dhunës dhe e poshtërimit. Të mos ecin me mentalitetin që “po u ndave mbetesh në derë” e as të bëjnë sakrificën e kotë që të rrijnë me një burrë të dhunshëm vetëm për faktin që “të ruajnë familjen”. Nuk mund të rriten fëmijë të shëndoshë në një familje ku mbizotëron dhuna, është shprehur Rigela.

Next Post
“Ndikon edhe vapa”… Pas deklaratave të Metës, Patozi sugjeron test mendor

Rrëfimi i Astrit Patozit: Ku ndahem dhe bashkohem me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj rikthehet në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e masës së arrestit

July 30, 2026
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

July 30, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

July 30, 2026
Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com