• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gropa e sondazheve ndërsa shtatorit i vihet zjarri

by Plator Nesturi
01/09/2022 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ndërsa në sfond janë zgjedhjet e përgjithshme lokale që do të jenë një përballje jo e zakonshme për faktin se opozita rikthehet në betejën elektorale pas bojkotimit të bërë tre vite më parë, duket se ato do të jenë dhe një test force se në çfarë raportesh ndodhen me njëra tjetrën dy kahet e politikës shqiptare. Zhvillimet brenda opoztës, ndarja dhe kriza e thellë që ka shoqëruar prej mëse një viti PD, si forca më e madhe e opozitës, e bëjnë të vështirë të bësh parashikime mbi ecuri normale e në një evoluim normal politik. Vetë testi i zgjedhjeve të 6 marsit për disa bashki të vendit, ndonëse i pjesshëm vërtetoi se kriza në të cilën ish përfshirë opozita kish patur një kosto shumë të lartë elektorale. Kështu, të dyja pjesët e PD, plus dhe aleatët e përfshirë brenda në koalicion, nuk përbënin as 1/3 e rezultatit që PD arrinte në fushata normale të saj.

Që nga 6 marsi kanë rrjedhur shumë ujë dhe për këdo mbetet i vlefshëm një test vlerësues që vërtet PD dhe opozita bashkë me të, e kanë kapërcyer periudhën e krizës apo janë ende të ngërthyer brenda saj. Dhe kjo do të vlente për të kuptuar jo vetëm faktin nëse krizën e ka hedhur pas, por dhe nëse është e temperuar e kompakte si formacion politik apo ende e turbullt dhe e squllët pas depresionit të rëndë që kaloi. Në fund të fundit, të gjitha këto shërbejnë për të qartësuar sesa do të ish e përgëtitur për betejën zgjedhore për pushtetin vendor në pranverën e viti të ardhshëm. Ndërkohë, e parë në një rrafsh më të ngushtë e më të afërt në kohë, pikërisht për shtatorin kur drejtues të opozitës kanë deklaruar se do të jetë një muaj i nxehtë, i mbushur me protesta e deri në mosbindje civile për të rrëzuar qeverinë Rama, pasqyra e e një testi elektoral do të shërbente edhe për të parë sesa reale dhe sa mbështetje qytetare gëzon ky aksion inkandeshnt opozitar për shtatorin. Pra, a përkrahet, dënohet a kalohet në indiferencë aksioni i protestave të opoztës dhe njëkohësisht si do të ndikojë kjo në ecurinë e pëlqyeshmërisë elektorale për zgjedhjet locale.

Opozita do të fuqizojë mbështetjen nëpërpmjet protestave apo rrezikon të vijojë t’i mbajë nivele të ulëta kuotat e saj elektorale? Përderisa jemi në prag një fushte elektorale sondazhet e testimet do të jenë një normë që do të përsëritet, por ndërsa jemi në prag shtatori, kohë kur opozita deklaron se do i vërë zjarr shesheve, tërheq vëmendjen sondazhi i fundit elektronik i kryer nga Eduard Zaloshnja se “Për kë janë të prirur të votojnë banorët e rritur në zgjedhjet e ardhshme lokale?”. Në të dhënat që jep për sondazhin Zaloshnja, të bëra publike në media më 31 gusht, mësojmë se : “Numri i të anketuarve që e plotësuan pyetësorin në rang vendi ishte 2415. Nga këta, 842 ishin banorë të Bashkisë Tiranë. Si kampioni kombëtar, edhe ai i Bashkisë Tiranë u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin demografikisht e politikisht.

Në rang vendi, 35.5% e banorëve të rritur janë të prirur të votojnë për kandidatë socialistë (30.7% të vendosur); 34.3% janë të prirur për kandidatë opozitarë (29.3% të vendosur); 30.2% nuk duan të votojnë për asnjë kandidat. Nga një ekstrapolim i përafërt i kampionit kombëtar, rezulton se 35.5% e kampionit që është e prirur për të votuar majtas përfaqëson rreth 745 mijë banorë të rritur; 34.3% e kampionit që është e prirur për të votuar djathtas përfaqëson rreth 720 mijë banorë të rritur; 30.2% e kampionit që nuk don të votojë për asnjë kandidat përfaqëson rreth 635 mijë banorë të rritur.

Në rang të Bashkisë Tiranë

Në rang të bashkisë Tiranë, 35.3% e banorëve të rritur janë të prirur të votojnë për një kandidat socialist (30.4% të vendosur); 28.4% janë të prirur për një kandidat opozitar (24.5 të vendosur); 36.3% nuk duan të votojnë për asnjë kandidat. Nga një ekstrapolim i përafërt i kampionit të bashkisë Tiranë, rezulton se 35.3% e kampionit që është e prirur për të votuar majtas përfaqëson rreth 180 mijë banorë të rritur; 28.4% e kampionit që është e prirur për të votuar djathtas përfaqëson rreth 145 mijë banorë të rritur; 36.3% e kampionit që nuk don të votojë për asnjë kandidat përfaqëson rreth 185 mijë banorë të rritur.” Nga kjo pasqyrë të dhënash shihet se si në rang kombëtar ashtu dhe për bashkinë Tiranë, maxhoranca ruan një avantazh të dukshëm, diferenca e të cilit është më e ndjeshme kur bëhet fjalë për votuesit e vendosur. Dhe kjo ndodh kur konsumimi prej vitesh qeverisjeje të maxhorancës në kushte normale, do të kish të tjera shifra.

Ky dallim bëhet më i ndjeshëm sidomos për bashkinë Tiranë ku vota e të vendosurve krijon vërtet distancë të dukshme nga sfiduesit e opozitës. Për vetë problematikat që ka sjellë kriza ndërkombëtare, ngritja e çmimeve si në hidrokarbure dhe në shportën ushqimore, shoqëruar këto dhe me problematika të tjera të një ekonomie të brishte e një demokracie ende në formësim, në çdo rast të ngjashëm maxhoranca e çdo vendi do të ish e detyruar të luante në mbrojtje dhe opozita të ish në sopravento pëikërisht për hir të vështirësive të pranishme. Fakti që nuk ndodh kjo, dhe pasqyra e sondazheve na pasqyron se maxhoranca vijon të ruaje avantazh konstant, dëshmon se problemi mbetet tek vetë performanca e opozitës dhe e besueshmërisë së saj në elektorat. Ndërsa përgjatë gjithë gushtit, të dy liderët e opozitës, i kanë mëshuar fort çdo ditë në konferenca e deklarata se shtatori do të jetë një muaj i nxehtë protestash, më së shumti kanë galvanizuar votën e anëtarësisë dhe të mbështëtsve të tyre ndërsa i thërresin në një beteje rrugësh. Por rruga e protestës nuk duket të ketë ushtruar ndikim dhe pëlqyeshmëri në elektoratin gri e asnjanjës, i cili është dhe faktori i madh i ndryshimit të balancave të rezultateve.

Në këtë aspekt nuk duhet harruar dhe një element i sondazhit. Të shprehur pro apo kundër dy kaheve kundërshtarë të politikës vërehet se përqindaj është goxha e madhe. Sipas tabelës janë rreth 70% që janë ndarë midis maxhorancës dhe opozitës. Ndërkohë 30% e elektoratit, sipas sondazhit nuk dëshiron të votojë për asnjërën palë. Në realitet gjatë zgjedhjeve kemi parë se zakonisht përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje është shumë më e vogël se 70%. Madje edhe nëse shkojmë tek shifrat e 60% do të ishte vërtet optimale. Në të tilla kushte ulja e përqindjes në zgjedhje zakonisht favorizon maxhorancën, dhe është një mesazh për opozitën se nuk ka arritur të krijojë besim. Duke iu rikthyer çështjes së shtatorit e të protestave, atëherë çfarë parashihet dhe si mund të ndikojnë ato në rrjadhat e mëtejshme për fushatën elektorale. Fakti që në Tiranë, aty ku do të jetë e përqëndruar beteja e rrugës përmes protestave, diferenca pro maxhorancës është me e madhe kundrejt opozitës, është një tregues se elektorati kryeqytetas nuk e dëshiron as kaosin, as dhunën dhe as trysninë e rrugës për të imponuar në politikë. Elektorati kryeqytetas njihet që i beson më mirë kontributit real dhe punës për të mirën e komunitetit sesa presionin e rrugës. Dhe kjo mund të ketë pasojë në vijueshmëri për opozitën për sa kohë do të tregojë muskujt dhe ti afrohet trysnisë së rrugës. Madje jo vetëm për kryeqytetin.

Për sa kohë që inspiron kaosin dhe dhunën, nga sa shihet se po e drejtojnë opozitën dhe anëtarësinë e saj, realisht në elektorat do të përkthehet si shenjë dobësie. Si një fakt që opozita e di tashmë që është prapa në besueshmëri dhe në vota elektorale, dhe këtë gropë të saj kërkon ta ndryshojë me anë të trysninë së rrugës dhe presionit politik për ta arritur suksesin jo si ballafaqim elektoral por si “tokë a shesh i zanun”. Dhe kjo nuk është as deomokratike dhe as kontribut i vlefshëm për elektoratin e vendin.

Next Post
Shpërthim në një anije në Itali, të paktën 3 viktima dhe 4 të plagosur

Shpërthim në një anije në Itali, të paktën 3 viktima dhe 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

December 25, 2025
Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

December 25, 2025
“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

December 25, 2025
Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

December 25, 2025
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com