• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida e ‘pikëlluar’ për Durrësin, akuza Ramës: S’është ndërtuar asgjë. 1 vit vonesë për të marrë tenderat

by Java News
01/12/2020 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë.

Duma shprehet se Durrësi është totalisht i braktisur e se nuk ka asnjë banesë që është e përfunduar.

‘Procedurat e rindërtimit po tërhiqen zvarrë prej “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që si hijena presin të manipulojnë vjedhjen e radhës. Deri më tani janë tenderuar me 99.1 % të fondit limit, duke dëshmuar se për këtë qeveri dhe mëkëmbësit e tyre në bashki, prioritet nuk është aspak rindërtimi i banesave shpejt dhe me sa më pak kosto, por krejt e kundërta.’-thotë Duma.

Duma thotë se kryeministri e ka braktisur Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, dhe paralajmëron sa faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta marrë më 25 prill!

Deklarata e plotë e Dumës:

26 nëntori i vitit të shkuar ishte një ditë e trishtë. Sytë dhe zemrat e të gjithëve ishin në Durrës. Në ditët që vijuan, përjetuam luftën për mbijetesë, tragjeditë e familjeve për humbjet e jetëve dhe fatkeqësinë e qytetarëve durrsakë, të cilët mbetën pa shtëpi.

Mes vështirësive të atyre ditëve, qytetarët duruan edhe propagandën e shëmtuar të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, të qeverisë dhe bashkisë së Durrësit.

Premtimet e mëdha se Durrësi do të rindërtohej shumë shpejt, se askush nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë, se banorët do të kishin shtëpitë e humbura shumë shpejt, rezultuan një mashtrim i frikshëm dhe i pamëshirshëm.

Sot, një vit pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, Durrësi është totalisht i braktisur. Nuk ka as edhe një ndërtim të vetëm të mbaruar. Zero!

I gjithë ky vit i kaluar mes kalvarit të vuajtjeve, nëpër tenda, mes të ftohtit, të nxehtit, rrënojave të shtëpive, pallateve të dëmtuara nuk ka vlejtur për asgjë.

Procedurat e rindërtimit po tërhiqen zvarrë prej “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që si hijena presin të manipulojnë vjedhjen e radhës.

Deri më tani janë tenderuar me 99.1 % të fondit limit, duke dëshmuar se për këtë qeveri dhe mëkëmbësit e tyre në bashki, prioritet nuk është aspak rindërtimi i banesave shpejt dhe me sa më pak kosto, por krejt e kundërta.

99.1 % e fondit limit të akorduar për rindërtimin në Durrës do të thotë se gjithçka është e paracaktuar, nuk ka garë të vërtetë, nuk ka cilësi, nuk ka shpejtësi në ndërtim. Do të thotë edhe shumë muaj të tjerë me qira, pa shtëpi, sepse këta që qeverisin janë një shpurë me mafiozë që po vjedhin qytetarët më të dëmtuar.

Sot, përgjegjësia bie mbi pushtetarët në Durrës!

Dilni dhe shpjegojuni familjeve pse janë akoma mes 4 rrugëve?

Pse u deshën 7 muaj për disa dokumente dhe 2 muaj të tjerë për të hapur një tender shumë të dyshimtë?

Pse nga 21 milion euro të akorduara, vetëm 1/3 e shumës është vënë në dispozicion të rindërtimit të pallateve të dëmtuara?

Faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta paguajnë në 25 prill, “Hajdutët e Fatkeqësisë” me në krye Edi Ramën.

Qytetarët e Durrësit me kthjelltësinë e tyre do të ndëshkojnë me votë “Hajdutët e Fatkeqësisë”, për t’i hapur rrugë rindërtimit të shpejtë të shtëpive të durrsakëve dhe gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi për muajin Maj 2020, shenjat më me fat në dashuri dhe punë

Dashuria, financa dhe shëndeti/ Horoskopi për muajin dhjetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

August 27, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

August 27, 2026
Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

August 27, 2026
Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

August 27, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…

August 27, 2026

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

August 27, 2026
Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com