Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkon ngritjen me urgjencë të komisionit qeveritar për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrëzës në qarkun e Fierit.
Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se situata e grevistëve të Zharrëzës është e rëndë dhe duhet të fillojë ndërhyrja.
“Koha nuk pret për zgjidhjen e kësaj çështje. Duhet të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për situatën e krijuar në Zharrëz në mënyrë që të fillojë ndërhyrja emergjente. Gjendja e grevistëve të urisë është e rëndë dhe letra e deputetëve shpreh shqetësimet e komunitetit”, tha Vasili.