• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia në zgjedhje për qeverinë e re. Sondazhet: Asnjë parti nuk siguron dot mazhorancën e vetme

by A R
21/05/2023 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia po mban zgjedhjet e përgjithshme këtë të diel në një proces që sipas analistëve pritet të mos prodhojë një fitues të qartë.

Sondazhet i japin përparësi partisë konservatore në pushtet “Demokracia e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, por për shkak të një ndryshimi të bërë ligjit të zgjedhjeve gjasat janë që ai të mos ketë një shumicë absolute për të formuar i vetëm qeverinë.

Kjo do të thotë se do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh në muajin Korrik nëse partitë nuk bien dakord për të qeverisur me koalicion. Demokracia e Re, e Mitsotakis llogaritet të marrë nga 31 në 38%, e ndjekur nga e majta e opozitës SYRIZA me 3 deri në 7% më pak.

Ekspertët thonë se një partie do t’i duhet më shumë se 45 përqind për të qeverisur e vetme. Fushata u përqendrua te kriza e çmimeve pas luftës në Ukrainë dhe rritja e kostos së jetesës.

Partitë premtuan rritje të pagës minimale dhe krijim të vendeve të punës. Një tjetër ngjarje që pritet të ketë ndikim është edhe tragjedia hekurudhore e Marsit me 57 viktima. Në listat e partisë kryesore të opozitës greke, SYRIZA garojnë edhe 3 shqiptarë ndërsa 4 të tjerë u përkasin partive më të vogla.

Skenarët për formimin e qeverisë së re

Greqia i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Se çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme do të varet nga vendimi i qytetarëve. Megjithatë Protothema jep disa skenarë të ndryshëm.

Mëngjesin e të hënës, pra më 22 Maj, Ministrja e Brendshme, Calliope Spanou, do të shkojë në zyrën e kreut të Kuvendit, Constantinos Tassoulas dhe do t’i japë dosjen me rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. Më pas, Tasoulas shkon në pallatin presidencial për t’i shpallur rezultatin Presidentes Katerina Sakellaropoulou.

Katerina Sakellaropoulou

Lëvizjet e radhës do të varen nga vullneti i qytetarëve dhe si ata kanë vendosur t’i ndajnë votat për partitë. Sipas Protothema-s, ka shumë mundësi që të formohet një qeveri e përkohshme dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, me shumë mundësi më 2 Korrik.

Mundësia e parë e formimit të qeverisë parashikon emërimin si kryeministër të kryetarit të partisë që do të ketë shumicën absolute të vendeve në parlamentin e ri. Por ky skenar konsiderohet si i pamundur pasi me sistemin e thjeshtë proporcional duhen të paktën 45%-46% për ta bërë të mundur.

Kyriakos Mitsotakis

Nëse asnjë parti nuk ka shumicën absolute të karrigeve radha i takon Presidentes greke. Nëse konfirmohen sondazhet e deritanishme, fillimisht ajo do t’i drejtohet Kyriakos Mitsotakis, ku do t’i japë tre ditë kohë në dispozicion për të përcaktuar nëse ka një mundësi për formimin e një koalicioni qeveritar. Në fushatë, kreu i Demokracisë së Re e bëri me dije që është për një qeveri të pavarur dhe me vetëm një parti. Sipas tij, kjo siguron stabilitetin dhe shpejtësinë e nevojshme për të marrë vendime. Megjithatë ai ka deklaruar se do ta mbajë mandatin që do t’i japë Presidentja pasi e kërkon Kushtetuta.

Në çdo rast, skenari i vetëm bashkëpunimi ekzistues në nivel real ka të bëjë me Demokracinë e Re dhe PASOK-un. Sipas sondazheve të fundit, të dy partitë marrin të paktën 151 deputetë, por ky kusht matematikor nuk mjafton për të mbuluar hendekun e madh që ndan Mitsotakis me Nikos Androulakis. Në veçanti këtu bëhet fjalë për kushtin e vendosur nga PASOK-u për emërimin e një personi të tretë që nuk do të jetë zgjedhur nga populli për postin e kryeministrit. Në këto kushte, pritet që mes këtyre dy palëve të mos ketë bashkëpunim. Por gjithçka mbetet për t’u parë.

Alexis Tsipras

Nëse Mitsotakis nuk arrin të sigurojë një koalicion, radha i takon Alexis Tsipras, kreut të SYRIZA-s. Megjithatë, Tsipras ka thënë se nuk ka për qëllim të formojë një qeveri nga partitë humbëse. Por çdo gjë do të varet nga aritmetika. Sipas sondazheve, SYRIZA dhe PASOK mund të mbledhin 132 mandate deputetësh. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

Prandaj Tsipras do të ketë nevojë për mbështetjen e Partisë Komuniste të Greqisë dhe të partisë MeRA25 të drejtuar nga ish-ministri tij, Yanis Varoufakis. Një mundësi është të marrë edhe mbështetjen e partisë që drejtohet nga Kyriakos Velopoulos për formimin e një qeverie jetëshkurtër, por me qëllimin që të ngrihet një gjykatë speciale për të ashtuquajturin “skandali i përgjimeve”. Për këtë duhen 200 vota  në parlament, të cilat vështirë se mblidhen, sipas Protothema.

Yanis Varoufakis

Por kreu i PASOK-ut, ka deklaruar se do të marrë pjesë në qeveri të përbashkët vetëm nëse partia e tij do të ketë një përqindje dyshifrore dhe nëse kryeministër pranohet një person i rënë dakord nga të gjithë dhe jo Tsipras. Varoufakis e ka bërë të qartë se preferon të këpusë ‘dorën në rrënjë’ sesa të bashkëqeverisë me Tsipras. Ndërsa kreu i Partisë Komuniste, i ka përshkruar planet e SYRIZA-s si një “qeveri memece progresiste”.

Nëse edhe Tsipras nuk arrin të sigurojë shumicën, atëherë të dielën e ardhshme Nikos Androulakis, kreu i PASOK merr mandatin për të formuar qeverinë. Ai e ka bërë të qartë se do t’u propozojë partive kryesore një bazë specifike programore për formimin e një qeverie me në krye një person që duhet të pranohet bashkarisht nga të gjitha palët.

Nikos Androulakis

Nëse asnjë nga këto tre alternativa nuk funksionojnë, atëherë sërish rol luan Presidentja. Ajo do duhet të thërrasë të gjithë krerët e partive që kanë fituar si një përpjekje të fundit për të formuar një qeveri që do të ketë besimin e Kuvendit. Ecuria e proceseve të mëparshme parashikon që edhe ky raund të përfundojë me dështim.

Kjo do të bëjë që Sakellaropoulou të formojë një qeveri të përkohshme me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kryeministri duhet të vendoset unanimisht nga partitë. Por edhe nëse këtu nuk bie dakord, rolin e kryeministrit në detyrë e merr një gjykatës. Tre kandidatët për kryeministra të përkohshëm janë Maria Georgiou, kryetarja e gjykatës së Lartë, Evangelia Nika, kryetarja e Këshillit të Shetit dhe Ioannis Sarmas.

Pasi të vendoset kryeministri i përkohshëm, mblidhet parlamenti, betohen deputetët e rinj dhe më pas me dekret Presidentja e shpërndan sërish për të shpallur zgjedhjet e ardhshme që me shumë mundësi mund të zhvillohen me 2 Korrik.

/a.r

Next Post
Rama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar

Rama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar

Comments 1

  1. Opionisti says:
    3 years ago

    Mund te plasi lufta ne geqi jane vota te nanipuluar greqia dhe qipro do ndahete dhe maqendoonia dhe serbckaa dhe vojvodina hungari bullgaria rumania

    Reply

Leave a Reply to Opionisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com