• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Greqia aspiron rol udhëheqës në rajon”/ Mitsotakis përgjigjet nga samiti i Berlinit edhe për deklaratat kërcënuese të Ankarasë

by Java News
03/11/2022 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Greqia aspiron gjithmonë të luajë një rol udhëheqës në rajon dhe më gjerë veçanërisht në një kohë kur çështjet e sigurisë energjetike po shfaqen si një prioritet kryesor për të gjitha shtetet evropiane”- ka deklaruar kryeministri Mistotakis nga samitit i Berlinit.

“Ne patëm rastin, sot, të diskutonim me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – por edhe me vendet e tjera të Ballkanit – se si Greqia mund të ndihmojë në pavarësinë e tyre energjetike nga gazi natyror rus. Në të njëjtën kohë, vendi ynë ka një rol udhëheqës në tranzicionin energjetik – veçanërisht në Burimet e Rinovueshme të Energjisë – dhe besoj se do të jetë shumë aktiv në këtë lloj investimi, që do të bëhet në vendet e Ballkanit Perëndimor, që edhe  ata të zbatojnë tranzicionin e gjelbër“- u shpreh kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Por Mitsotakis, ashtu si para pak ditësh në Athinë në takimin me kancelarin gjerman, edhe në Berlin në bisedat me Olaf Scholz dhe Ursula Von der Layen është pozicionuar për deklaratat e presidentit turk Erdogan, i cili në një intervistë të fundit ka theksuar se  Greqia ka ndjekur një politikë agresive ndaj Turqisë,ndaj dhe Ankaraja do të reagojë jo me fjalë, por me vepra.

“Po zhvillojmë programe me raketa. Gjëja e fundit që bëmë ishte lëshimi testues i raketës balistike TYPHOON që po çmend grekët. Është një nga ato hapa në procesin në vazhdim dhe, me vullnetin e Zotit,shtrirja e rrezes së tij do të rritet më tej. Është 561 kilometra, diku aty , dhe do të rritet më shumë. Këto 561 kilometrat filluan të trembin grekët sepse Athina është brenda rrezes së tij. Ne do t’u japim përgjigjen me veprimet tona”– ishte deklarata e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Nëse do t’i përgjigjesha deklaratave të zyrtarëve turq sa herë që ata sfidojnë Greqinë verbalisht, mendoj se nuk do të bëja një punë tjetër. Më lejoni t’ju them edhe një gjë: Nëse edhe Greqia do kishte mbi 85% inflacion, ndoshta edhe unë do të doja të ndryshoja vazhdimisht diskutimin dhe ta drejtoja atë në fusha të tjera dhe tema të tjera( siç bën Erdogani)“- tha Kyriakos Mitsotakis.

Athina pret me interes të madh konkluzionet e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Natos Stoltenberg në Ankara./m.j

Next Post
Dështimi i negociatave në PD, Bardhi ia kalon “topin” Berishës: Ju tregoj arsyen, ja cili ishte synimi i tij

Dështimi i negociatave në PD, Bardhi ia kalon “topin” Berishës: Ju tregoj arsyen, ja cili ishte synimi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com