• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

by E B
15/05/2026 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari Alis Kallaçi, përmes një video-mesazhi dërguar në emisionin “Në Kohë Reale” është shprehur se tashmë ndodhet në finalen e madhe të Eurovizionit pas kualifikimit në gjysmë-finale, ndërsa theksoi se gara nuk ka mbaruar.

“Jemi në finale! Dua t’ju falënderoj nga zemra për të gjithë mbështetjen që kemi bërë deri sot, sepse bashkë me ju ndihem sikur arritëm ta bëjmë ëndrrën time – ose më mirë të themi ëndrrën tonë – realitet. Por gara nuk ka mbaruar akoma dhe do të kisha dëshirë që t’ju ftoja të votoni numrin 5 në finale”, shprehet Alis në video-mesazhin e dërguar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1.

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të mbahet të shtunën më 16 maj dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”.

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.

Gara e finales do të hapet nga Danimarka, ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.

Finalja e Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejtë për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

Renditja e shteteve në natën finale:

01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

02. Gjermani: Sarah Engels – Fire

03. Izrael: Noam Bettan – Michelle

04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice

05. Shqipëri: Alis – Nân

06. Greqi: Akylas – Ferto

07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym

08Australi: Delta Goodrem – Eclipse

09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene

10. Maltë: AIDAN – Bella

11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS

12. Bullgari: DARA – Bangaranga

13. Kroaci: LELEK – Andromeda

14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei

15. Francë: Monroe – Regarde !

16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!

17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

18. Poloni: ALICJA – Pray

19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

20. Suedi: FELICIA – My System

21. Qipro: Antigoni – JALLA

22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì

23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA

24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Votimi:

Në Finalen e Madhe, votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.

Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote do të hapet në mesnatë dhe do të mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.

Next Post
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com