• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i negociatave në PD, Bardhi ia kalon “topin” Berishës: Ju tregoj arsyen, ja cili ishte synimi i tij

by
03/11/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesa e Grupit Parlamentar që unë përfaqësoj shtriu dorën e bashkëpunimit për të mirën e demokratëve, por pala tjetër nuk ishte e hapur për të gjetur një zgjidhje ngërçeve sa i përket zgjedhjeve lokale.” Kështu është shprehur deputeti demokrat Gazment Bardhi kur u pyet në “Radari Informativ” në ABC rreth arsyes se përse dështuan negociatat mes dy pjesëve të PD-së për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të pranverës që vjen.

Bardhi shpjegoi se pala që përfaqësonte Edi Paloka i qëndroi kushtit për njohjen e statutit të “11 dhjetorit.” Sipas deputetit demokrat grupimi i Berishës kërkonte që brenda statutit të tyre të krijoheshin hapësirat e nevojshme apo të mundshme për bashkëpunim.

Megjithatë, ai theksoi se qëllimi i negociatave nuk ishte që dy palët e PD-së të zgjidhnin çështjet që po i ndajnë prej një viti, por që të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale.

Ndërsa përmendi draftin e propozuar për bashkëpunim, Bardhi shtoi se pika tre e atij drafti i pranon primaret, por shton edhe sondazhet në mënyrë që veç anëtarësisë, të ketë mundësi edhe publiku të shprehë vullnetin për kandidatët.

“Kush i drejton primaret? I kam dorëzuar me shkrim propozimet e mia. Pika tre i pranon primaret, votën dhe njeh një proces të ndjekur në mënyrë konsensuale. Ata thonë të njohësh procesin tim, që e drejtoj unë, me rregulla që i caktoj unë…”

Gazment Bardhi shtoi se propozimi i tij ishte një platformë e mesme që akomodonte brenda saj sensibilitet që kanë të dyja grupimet.

 Por ku ngecën bisedimet?

Bardhi thotë se për sondazhe, kolegët e tyre u shprehën se nuk kanë para. Dhe pika tjetër ku palët nuk kanë rënë dakord është organizimi i përbashkët i primareve.

“Nuk kisha hyrë në bisedime për të bërë pazare. Primaret janë pranuar, ajo që kemi shtuar ka të bëjë me balancimin e opinionit të anëtarëve të partisë dhe vrojtimit të opinionit publik. Argumenti ishte qesharak, nuk kemi para për të bërë sondazhe…Nuk ramë dakord edhe për këshillin drejtues. Na thanë që do të kishim të drejtë të merrnim pjesë të marrim në primare. Për këtë nuk kishim nevojë për leje. Duhej të kishim përfaqësues në komisionet që ngriheshin. Të na akomodonin brenda statutit të tyre. Praktikisht kërkonin të njihnim statutin e tyre.”

I pyetur nëse ka ende ndonjë mundësi që PD të shkojë e bashkuar në këto zgjedhje, Gazment Bardhi tha se ajo pjesë e të djathtëve që ai përfaqëson do të jetë e hapur për bisedime.

Por, edhe nëse gjërat nuk ecin si duhet, “PD mund të sigurojë kandidatë jo vetëm për 61 por edhe 610 bashki nëse do të jetë e nevojshme,” shtoi Bardhi.

Megjithatë, nga sa u shpreh deputeti demokrat, pala e Berishës e ka të panegociueshëm njohjen e statutit të “11 dhjetorit” dhe organizimin e Primareve “në mënyrë të njëanshme.”

/e.d

Next Post
Meta: Monsignor Vincenzo Paglia, misionar i paqes. Biseduam për forcimin e paqes në rajon dhe përshpejtimin e integrimit europian

Meta: Monsignor Vincenzo Paglia, misionar i paqes. Biseduam për forcimin e paqes në rajon dhe përshpejtimin e integrimit europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com