• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi, kushtet për lejeqëndrimin e emigrantëve

by A R
27/10/2015 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajme të mira për emigrantët që jetojnë në Greqi. Sipas ligjit të ri i cili hyri në fuqi më 21 tetor, ata mund të përfitojnë leje qëndrimi të jashtëzakonshme. Nga ky ligj përfitojnë të gjithë ata që në 10 vjet kanë pasur pesë vite qëndrimi të ligjshme në Greqi, por edhe ata persona që janë në gjyq për lejen e qëndrimit apo ata që kanë marrë deportim (apelas) nga vendi fqinj. Ligji i ri u jep mundësi për aplikimin për leje edhe prindërve që kanë lindur fëmijë në Greqi, ku njëri prej tyre ka pasur leje qëndrimi në Greqi. Gazeta “Tribuna” në Greqi jep disa detaje të nevojshme, duke iu referuar ekspertit të çështjeve të emigracionit dhe ndërmjetës ndërkulturor, Fatos Malaj.

Duke qenë se ligji vihet në zbatim të mërkurën, përgatitjet për implementimin e tij kanë nisur që të hënën, me specialistë të drejtorive të shërbimit të emigrantëve në Athinë. Në këtë kuadër është zhvilluar një takim, ku janë dhënë disa shpjegime praktike, që nuk i përmbajnë dispozitat e ligjit. Disa prej këtyre shpjegimeve ia ka prezantuar gazetës “Tribuna”, eksperti i çështjeve të emigracionit dhe ndërmjetës ndërkulturor, Fatos Malaj, që ishte i pranishëm në takim.

  1. Leje për arsye të jashtëzakonshme: Kanë të drejtë të aplikojnë në periferi edhe ata që gjatë 10 viteve të fundit kanë pasur qëndrim të ligjshëm pesë vjet. Në këtë afat kohor përfshihet edhe periudha kur leja e tij mund të ketë qenë e skaduar, por janë dhënë shtyrje të njëpasnjëshme, siç ndodhte shpesh deri në vitin 2010.
  2. Personat që janë në gjyq për lejen e qëndrimit. Ata persona që kanë hapur gjyq, mund të vazhdojnë gjyqin dhe në të njëjtën kohë të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe të marrin vërtetimin blu (ble veveosi). Kjo bëhet me qëllim që ata të mos humbin vitet e mëparshme të qëndrimit në Greqi, gjë që do të ndodhte nëse ata do mbështeteshin vetëm te vendimi i gjyqit.
  3. Personat me apelasi (deportim). Edhe këta mund të aplikojnë për leje të jashtëzakonshme dhe pasi të marrin vërtetimin blu të shkojnë me këtë vërtetim e ta heqin apelasin.
  4. Nënat me fëmijë të lindur në Greqi. Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, por që janë të ndara apo nuk janë martuar. Edhe këto përfitojnë leje qëndrimi, me kusht që të vërtetojnë lidhjen me fëmijën.

Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe burrat e tyre kanë leje qëndrimi, aplikojnë dhe pajisen me vërtetim blu, por duhet që me këtë vërtetim të shkojnë dhe të paguajnë sigurimet shoqërore në një ent shtetëror. Kjo për rastet kur bashkëshorti ka leje deri trevjeçare. Ndërsa për rastet kur bashkëshorti ka leje 10-vjeçare apo pa afat (aoristu diarkias), atëherë siguracioni mund të bëhet edhe në një ent privat. Në këtë rast duhet pasur kujdes, pasi afati i fundit për të paraqitur siguracionin është brenda gjashtë muajsh që nga aplikimi për leje qëndrimi, në rast të kundërt, aplikimi do të refuzohet.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Shqiptari u vra me plumb në zemër, Lega Nord mbron vrasësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

December 26, 2025
Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

December 26, 2025
Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com