• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqiptari u vra me plumb në zemër, Lega Nord mbron vrasësin

by A R
27/10/2015 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Gjoni, shqiptari 22-vjeçar, është vrarë me një plumb të vetëm në zemër. Ky është rezultati i autopsisë nga ana e mjekësisë ligjore në Itali. Pensionisti italian Francesco Sicignano ka deklaruar se e ka vrarë të riu shqiptar pasi kishte hyrë në banesë për të vjedhur.

Megjithatë hetuesit kanë dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë jo për grabitje, raporton “Milano Today”. Sipas tyre ka dyshime të arsyeshme se i riu shqiptar mund të jetë vrarë në oborrin e banesës, e më pas është futur brenda në shtëpi.

Dy ditë më parë, disa banorë ku ndodhi vrasja thanë se viktima njihej me pensionistin, madje shtuan se para disa kohësh ai kishte punuar për të. Provat e fundit, autopsia dhe dëshmia kontradiktore e pensionistit po e kthejnë çështjen në hetim për vrasje. Tashmë mbetet të përcaktohen edhe provat balistike dhe distanca se nga ku ka qëlluar pensionisti.

Pensionisti: Kush më thotë që duhet të qëlloja në ajër është idiot

“Ka qenë e drejta ime për të hapur zjarr për vetëmbrojtje dhe të gjithë ata që shprehen kritikë ndaj kësaj, janë idiotë”.

Kështu deklaron pensionisti italian për vrasjen e të riut shqiptar në Vapro D’Adda në Milano. Francesco Sicignano, pensionisti 65-vjeçar, i akuzuar për vrasje me paramendim, foli për emisionin “Domenica Live” në Canale 5.

“Mbajtja e një armë duhet të jetë një e drejtë sot, – tha ai. Neni 2 i Kushtetutës thotë se shteti duhet të garantojë pronën private, por nëse nuk e bën këtë, kush duhet ta bëjë?, – shtroi pyetjen Sicignano.

Menjëherë më pas, shtoi: “Kush më thotë se duhet të qëlloja në ajër është një idiot”. Udhëheqësi i Ligës së Veriut, e njohur për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, shprehu solidaritet të plotë me 65-vjeçarin. Madje e siguroi atë se rajoni i Lombardisë do t’i paguajë të gjithë shpenzimet ligjore.

SHEKULLI

Next Post

Merr fund “apoka e artë” e Angel Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com