• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

by E B
11/04/2026 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Lushnjës, ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama ishte Fieri ku u zhvillua Asambleja e radhës e Partisë Socialiste. Ashtu si dhe në takimet e tjera tashmë të zhvilluara në tur, në fokus ishte avancimi i kësaj qeverie në përmbushjen e objektivave për qytetarët, nga rritja e pagave, pensioneve, njohja e vjetërsisë në punë për të vijuar më pas te rritja e investimeve dhe më gjerë.

“Na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju edhe me të gjithë PS dhe mbështetësit, inflamacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve. Siç ju e dini mbulohen përditë nga tymi, na balta, nga llum i gjithë gënjeshtrave, akuzave, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve duke praktikisht synuar në vijimësi të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe mundësisht ti çorodisin për gjëra që janë të rëndësishme, siç është procesi i negociatave në BE.

Sot kemi hapur një faqe të re me indektisimin e pagave. Nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë më para. Janë rezultate që është punuar dhe është dashur durim. Sot ne nuk e kemi më sëkëlldinë kur gjendesha në salla si kjo dhe çohej një pensionit dhe thonte po ne kur do na rritet pensioni. Ne e dinim që pensionet ishin shumë të pamjaftueshme”, tha Rama.

Kryeministri foli dhe për çështjen e korrupsionit dhe për akuzat që vijnë nga opozita duke thënë se korrupsioni në Shqipëri nuk bën ligjin, por që patjetër ka vend për adresim të fenomenit.

“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca kakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh. Shumë dëgjojnë, mërziten e neveriten nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsion. Pyetja e thjeshtë që i duhet bërë çdo njeriu që ka nevojë të dijë të vërtetën që është i interesuar të dëgjojë është, si është e mundur që ky korrupsioni është rritur si asnjëherë më parë ndërkohë që ekonomia është rritur si asnjëherë më parë? Ndërkohë janë rritur pagat, indeksohen pagat, paguhet vjetërsia në punë, po rriten pensionet, rriten investimet.

Problemet me korrupsionin janë probleme që duhet të adresojmë, por në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsion dhe nuk dikton. Përballem me këto me fakte, me thashetheme, me gjyqe publike është e vështirë t’ia dalësh. Janë histori të rënda që lidhen me interesa, këndvështrime. Të fitosh 83 mandate, normal që ata që ata që nuk i kemi përballë, por ata që i kemi nga mbrapa, natyrisht që ndihen keq dhe përpiqen të gjejnë arsye në hava se përse fitojmë ne”, tha Rama.

Pas përfundimit të takimit me qytetarët e Fierit, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Vlorës ku do të vijojë me turin e takimeve ‘Punët për Shqipërinë’. Takimi pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës ‘Labëria’, ndërsa në axhendë është parashikuar dhe një takim me përfaqësues të bizneseve të qytetit.  Sipas informacioneve, Rama do të inspektojë fillimisht Bulevardin e Palmave, për të vijuar më pas me shëtitoren në Plazhin e Vjetër.

Next Post
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Demet qe i ke shkaktuar vendit,ti k/hajduti i hajdutve,nuke munde te rikuperohen kurre.Do mbetesh ne histori,si qenia e gjalle me e ndyra,nji antishqiptare i beetuar,per te shkatrruar popullin e vendin.Mose mendo,se do ta kaloshe,aqe lehte sa e mendon ti.Se pari,do te sekuestrojne parate,qe u ke vjedhur,taksa paguesve,Do te sekuestrohen te gjitha pasurite,ty e hajdutve tuaj,se fundmi do kalbeni ne burge,te gjithe pa perjashtim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In