• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GREQI/ Kompania kanadeze që zbulon flori, pezullon investimin prej miliarda dollarësh

by Java News
11/09/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kompania kanadeze “Eldorado Gold”, ka paralajmëruar pezullimin e një investimi shumë të madh në Greqi, që synon në zbulimin dhe shfrytëzimin e rezervave të arit në vend. Kompania ka thënë se shkak për këtë vendim janë vonesat në miratimin e lejeve përkatëse nga ana e qeverisë greke.

Presidenti i “Eldorado Gold”, George Burns, deklaroi të hënën në Athinë se vendimi përfundimtar për tërheqjen nga Greqia do të merret brenda dhjetë ditëve. Nëse problemi nuk zgjidhet deri më 22 shtator, atëherë minierat do të mbyllen dhe punonjësit do të largohen nga puna.

“Nuk është një vendim u muar me zemër të lehtë. Ftoj qeverinë greke që të marrë parasysh mijëra punonjësit grekë të kompanisë, por dhe vetë vendin”, tha gjatë konferencës për shtyp zoti Burns.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në Greqi, me investime që arrijnë 1 miliard dollarë, “Eldorado Gold” ka disa miniera në gadishullin e Halkidikisë dhe në zonën e Thrakës.

Por qysh në fillim të këtij investimi, disa vite më parë, projekti ka ndeshur në kundërshtimin e fortë të një pjese të komunitetit lokal, që mbështetej edhe nga SYRIZA, që ndodhet sot në pushtet. Kundërshtimet kanë qenë shpeshherë të dhunshme.

Një nga aktet e para të qeverisë Tsipras, ishte pezullimi i licencave të Eldorado Gold, në shkurt 2015. Eldorado thotë se gjykata administrative ka nxjerrë 18 vendime në favor të kompanisë, megjithatë procesi i zhbllokimit të licencave nuk ka avancuar.

“Është e pamundur që miratimi i licencave të jetë peng i qëllimeve politike apo i pikëpamjeve të një minorance verbale”, tha në konferencën për shtyp presidenti i Eldorados.

Nga ana e vet, Ministri grek i Energjisë, Jorgos Stathakis, deklaroi se Eldorado nuk ka respektuar rregullat e kontratës dhe se ministria ia ka çuar çështjen arbitrazhit, ku procedurat pritet të fillojnë më 15 shtator.

Ministri sulmpoi kompaninë kanadeze, për të cilën tha që “është e qartë se nuk është mësuar të funksionojë në vendet europiane”.

Vendimi i kompanisë kanadeze u publikua vetëm pak orë pasi kryeministri Aleksis Tsipras kishte deklaruar se nën qeverisjen e vet Greqia ka thyer çdo rekord sa u përket investimeve të huaja.

Shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, reagoi mjaft ashpër, duke akuzuar qeverinë se “me cinizmin e vet luan lojëra politike në dëm të njerëzve të thjeshtë, që humbasin vendet e punës, ndërsa vazhdon të traumatizojë imazhin e vendit”.

Lidhja e Industrialistëve të Greqisë së Veriut, i dërgoi të hënën një letër kryeministrit Tsipras, ku kërkon ndërhyrjen e tij personale.

“Duke përfshirë edhe privatizimin e minierave, investimi i Eldorado Gold në Greqi arrin në 3 miliardë dollarë”, theksojnë industrialistët, duke vënë në dukje se projekti ndihmon maksimalisht ekonominë lokale, por edhe në përgjithësi ekonominë greke./ Ora News

Next Post

"Pyetje mbi nivelin tim", si e ironizon Rama LSI-në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In