• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Green Pass” me detyrim/ Ja masat e reja teknike për Covid-19 në Itali!

by Java News
13/11/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Green Pass” është me detyrim në Itali dhe për punonjësit, por çfarë ndodh nëse testi Covid i vlefshëm për 48 orë do të skadojë, gjithmonë në rastet kur punonjësit nuk i janë nënshtruar vaksinimit?

Sipas sugjerimeve të qeverisë italiane, “Green Pass” duhet të jetë e vlefshme kur punëtori bën hyrjen e parë ditore në vendin e punës dhe mund të skadojë gjatë orarit të punës, pa qenë nevoja që punonjësi të detyrohet që të largohet atë ditë nga puna.

Po ju sjellim më poshtë një shembull:

 

Shoku vendos të mos marrë vaksinën kundër Covid dhe të shkojë në punë me një leje të gjelbër si pasojë e bërjes së tamponit kundër Covid-19 që zgjat 48 orë. Kështu ai merr një leje të gjelbër të hënën në mëngjes, ajo mbetet e vlefshme deri të mërkurën në mëngjes, kur do t’i duhet të përsërisë tampon për të marrë sërish certifikata e testit negativ dhe për të hyrë në kompani.

Kohëzgjatja e tamponit është deri në orën 09:00 të mëngjesit, ndërkohë orari i tij fillon në orën 08:30. Do të thotë që shoku ka “Green Pass” të vlefshme mëngjesin e së mërkurës në orën 8:30 dhe mund të hyjë në zyrë për të kryer normalisht aktivitetet e tij.

Në orën 09:00 të mëngjesit, kur skadon tamponi, ai nuk do të mund të dërgohet në shtëpi, por do të ketë të drejtë të qëndrojë në punë gjatë gjithë ditës, edhe nëse orari i tamponit skadon.

Dhe nuk ka rëndësi nëse, gjatë ditës, shoku del për të pirë një kafe ose për të ngrënë në park. Atë ditë ai do të jetë në gjendje të hyjë dhe të dalë nga kompania sa herë që i nevojitet.

Problemi për shokun, raporton “La Legge per Tutti”, do të lindte vetëm nëse atë të mërkurë kur skadon tamponi në orën 09:00, ai duhej të mbërrinte në 09:05 sepse treni ishte vonuar, sepse ai duhej të kryente një detyrë përpara se të shkonte në zyrë. Në atë rast, nuk mund të hynte në kompani përpara se të kishte bërë tamponin e ri me rezultat negativ dhe si rrjedhim të kishte marrë “Green Pass”.

Si përfundim edhe disa sekonda vonesë mund të bëjnë diferencën.  Nëse tamponi skadon edhe një minutë pas fillimit të orarit të punës, punonjësi mund të qëndrojë gjithë ditën në zyrë me lejen e gjelbër të skaduar. Të nesërmen, megjithatë, ai duhet të paraqitet me rezultatin negativ të një tamponi tjetër, domethënë me lejen e gjelbër.

Megjithatë, nëse punëtori arrin një minutë me vonesë, në punë nuk do t’i njihet më vlefshmëria e certifikatës dhe punonjësi detyrohet të kërkojë një farmaci ku të bëjë tamponin e ri ose të bëjë pushim, për të shmangur mungesën e pajustifikuar.

Next Post
“Pasuria, familja, origjina, grushti”/ Nga Berisha, Basha, Këlliçi tek Duma, kush janë deputetët më të klikuar në PD dhe për çfarë kërkohen më shumë

“Pasuria, familja, origjina, grushti”/ Nga Berisha, Basha, Këlliçi tek Duma, kush janë deputetët më të klikuar në PD dhe për çfarë kërkohen më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com