• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gratë e Elbasanit vlerësojnë mbylljen e basteve dhe shpëtimin e familjes shqiptare

by Java News
26/10/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas një seance të rëndësishme parlamentare, ku u miratua ligji që i jep fund një herë e mirë basteve sportive dhe kazinove në vendin tonë, Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deputetë dhe drejtues lokalë zhvilluan një takim me gra dhe vajza në Elbasan.

Për më shumë se 25 vite, Shqipëria ishte pushtuar nga bastet dhe kazinotë dhe ishin pikërisht nënat dhe motrat shqiptare që e vuanin një fenomen të tillë në familje.

Balla tha se 90% e grave shqiptare e mbështetën këtë vendim të rëndësishëm të ndërmarrë nga mazhoranca dhe të miratuar nga Parlamenti Shqiptar, ndërkohë që opozita, edhe këtë here, nuk mori pjesë në Parlament për të votuar një ligj që mbron familjen:

“I mbyllëm bastet dhe tani jeni rehat, për Vit të Ri, burrat do t’i keni në shtëpi. Nuk do rrijë burri as me Ronaldon as me Mesin, do rrijë me ty dhe me fëmijët.

90% e grave e kanë mbështetur këtë vendim që ne kemi marrë sot, sepse vëmendja jonë është tek familja, vëmendja jonë është për ju.

Pjesa më e madhe e grave të Shqipërisë na kishin kërkuar t’i jepnim fund kësaj mortje që kishte 25 vjet që qarkullonte dhe ishte biznesi më i madh në këtë vend që gjoja na paskësh prodhuar 7 mijë vende pune, por që në fakt vit pas viti na kishte shkatërruar dhjetëra mijëra familje. Të vetmit që fitonin nga e gjithë kjo histori ishin bizneset e basteve dhe pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre kompanive, sikurse e tha dhe Kryeministri sot në Kuvend, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ja pra, ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjesht dhe vetëm një alibi për bashkëpunimin e tyre më të.

Nuk është larg 2009-ta dhe Elbasani e di shumë mirë se si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale madje i nxorri dhe nga burgu për t’i përdorur për intimidimin e socialistëve, për intimidimin e qytetarëve të Elbasanit.

Kjo është e vërteta e madhe. Sot PD, nëse realisht e do familjen shqiptare, nënat motra dhe të mirën e këtij vendi, duhet të ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë dhe të jepte votën pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit.

Megjithatë ne e dimë që PD s’ka ekip, lidership jo e jo, program as bëhet fjalë.”

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se kurrë më parë Parlamenti Shqiptar nuk kishte marrë një vendim kaq të rëndësishëm në mbështetje të familjes dhe shoqërisë:

“Kurrë nuk ka pasur një vendim më të drejtë të marrë nga Parlamenti Shqiptar sesa ky vendim që mbështet 100% familjen, mbështet 100% gratë, mbështet 100% nënat, motrat, mbështet 100% të dobëtit përpara të fortit dhe kurrë nuk ka pasur një vendim kaq të drejtë që ne të kemi fëmijë më të shëndetshëm, të kemi shoqëri më të zhvilluar dhe me sa më pak vese.

90% e grave, nënave, vajzave ishin pro këtij vendimi që ne si PS morëm dhe sot e votuam në Parlament.”

Deputeti Ervin Bushati theksoi se pavarësisht reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë kjo qeveri, kurrë më parë nuk ishte sulmuar, sa u sulmua për ligjin e bixhozit:

“Këto dy javë që jemi marrë me ligjin kemi qenë në një presion të madh, shumë të egër dhe të shëmtuar nga një grup i madh interesi që kanë qenë pro basteve.

Ne kemi bërë shumë reforma; reforma në drejtësi, reforma në energji, reforma territoriale, por asnjëherë nuk kemi pasur kaq shumë konflikt, debat dhe mbrojtje të një ligji që ka të bëjë me bixhozin.

E kuptoni sa e shëmtuar është kjo?

Kemi bërë kaq shumë reforma dhe asnjëherë nuk na kanë kundërshtuar kaq shumë sa për ligjin e bixhozit.”

Deputetja Evis Kushi nga ana e saj vuri në dukje rëndësinë e një vendimi të tillë dhe përkrahjen e madhe që i dhanë qytetarët:

“Kemi miratuar një ligj shumë të rëndësishëm, një ligj i cili garanton mbylljen e kazinove, basteve dhe të gjitha aktiviteteve të tjera që përfshihen në lojërat e fatit.

Në fakt që në momentin e parë që e kemi ndërmarrë këtë nismë si mazhorancë, të gjithë deputetëve të parlamantit na kanë ardhur, pa pushim, mesazhe nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato kërcënueset, por mbi të gjitha na kanë ardhur mesazhe mbështetëse, mesazhe falenderimi nga gra, vajza të cilat kanë pritur me padurim këtë vendim që të shërojë një plagë të hershme të shoqërisë dhe familjes shqiptare.

Të gjithë jemi dëshmitarë sesi industria e lojërave të fatit ka shkatërruar shumë familje dhe ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomiko-sociale.”

Por ky nuk do të jetë ligji i vetëm në mbështetje të familjes. Prej 1 Janarit do të jetë taksativ vendimi për marrjen e ndihmës ekonomike vetëm nga gratë , por gjithashtu edhe përdorimi i kësaj shume vetëm për nevoja të familjes.

ma.me

Next Post
Hidhet nga kati i 12 i pallatit, ndërron jetë i riu në Durrës

Kamëz/ Plagosja mbrëmë me armë zjarri, identifikohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In