• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GRAFIKËT: Rritja eksponenciale e COVID-19 në mbarë botën

by A R
19/03/2020 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngadalësimi i shkallës së rasteve të reja kërkon masa dramatike dhe është çelësi për parandalimin e mbingarkesës së sistemeve të kujdesit shëndetësor.

Nga Chris Canipe

Koronavirusi i ri COVID-19 është përhapur me shpejtësi në secilin nga vendet ku ka rënë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, periudha e dyfishimit — periudha kohore që duhet që numri i rasteve të rritet me një faktor dy — është 6 deri në 7 ditë. Nëse popullatat nuk janë në gjendje ta ngadalësojnë këtë rritje eksponenciale, numri i rasteve ka potencialin të mbingarkojë shumë shpejt sistemin e kujdesit shëndetësor.

Të dhënat e tanishme të rasteve të konfirmuara nuk paraqesin numrin e vërtetë të rasteve. Por duke përdorur rastet e konfirmuara si një përfaqësues, ne mund të shohim që shkalla e rasteve të reja të konfirmuara tejkalon periudhën 6 ditore të dyfishimit në shumicën e vendeve ku është përhapur infeksioni. Grafikët e mëposhtëm përdorin një shkallë logaritmike për t’i bërë normat e ndryshimeve ndërmjet vendeve me ndryshime të mëdha në numrin e rasteve më të lehta për t’u krahasuar .

Qëllimi në çdo shpërthim sëmundjesh që shfaqet është të ngadalësojë shkallën e rritjes. Masat agresive mund të ndihmojnë në rrafshimin e kurbës, dhe vendet që kanë mbyllur qytetet dhe udhëtimet e kufizuara kanë arritur të ngadalësojnë nivelin e dyfishimit.

Kina kontinentale është goditur më së shumti deri më tani me më shumë se 81,000 raste të regjistruara, por ata kanë arritur të ngadalësojnë ritmin e rritjes në mënyrë drastike. Në fund të janarit, duke pasur spitalet të mbingarkuara, vendi vendosi të gjithë provincën e Hubeit, ku ndodhet Wuhan, qyteti në të cilin filloi shpërthimi, në shtetrrethim duke kufizuar lëvizjet e afro 60 milion njerëzve. Kufizime të ngjashme në të gjithë Kinën në javët në vijim ngadalësuan shkallën e rasteve të reja. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend tha në 12 Mars se Kina e ka kaluar kulmin e epidemisë.

Italia ka pasur afro 35,000 raste dhe mbi 2,900 vdekje. Vendi është vendosur në shtetrrethim që nga 10 marsi, kur qeveria urdhëroi gjithë qytetarët në mbarë vendin që të mos lëvizin përveçse për punë dhe për raste urgjente, ndaloi të gjitha tubimet publike dhe pezulloi ngjarjet sportive. Efektet e distancës sociale ende nuk janë shfaqur në shkallën e rritjes, por bota është duke vëzhguar.

Sunduesit klerikë të Iranit e kanë pasur të vështirë të kontrollojnë përhapjen e virusit, megjithë mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe pezullimin e ngjarjeve fetare, kulturore dhe sportive në të gjithë vendin. Shpërthimi ka infektuar një mori zyrtarësh të vjetër, politikanë, klerikë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare.

Sëmundja preku Korenë e Jugut pothuajse në të njëjtën kohë me Italinë por vendi deri më tani ka karantinuar vetëm disa mijëra njerëz dhe raportoi 81 vdekje nga mbi 8.300 raste të konfirmuara. Autoritetet kanë testuar në mënyrë agresive qindra mijëra njerëz për infeksione, si një mënyrë për të luftuar virusin.

Testimi në Shtetet e Bashkuara ka qenë i ngadalshëm. Një numër kutish për testim të lëshuara fillimisht nga CDC (Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve) u zbulua se ishin difektoze, dhe shumë autoritete shtetërore dhe lokale thanë se ata nuk kanë qenë në gjendje të testojnë aq njerëz sa do të dëshironin. Numri i rasteve pritet të rritet ndërkohë që testimi bëhet më i përhapur. Shumica e ligave kryesore sportive kanë pezulluar sezonet e tyre dhe shumë tubime publike janë anuluar ose shtyrë. Ndërsa administrata Trump ka njoftuar ndalime gjithëpërfshirëse të udhëtimeve nga Kina, Irani, Koreja e Jugut dhe pjesa më e madhe e Evropës për në Shtetet e Bashkuara, ajo ende nuk ka zbatuar kufizime agresive të udhëtimit brenda vendit.

Gjermania vendosi kontrollet kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën duke filluar nga 16 Marsi. Ata kanë testuar njerëz në klinika provizore, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet. Kancelarja Angela Merkel tha se virusi ka të ngjarë të infektojë deri në 70% të popullsisë në një pikë dhe se qeveria do të shpenzojë gjithçka që është e nevojshme për të trajtuar shpërthimin.

Spanja njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, 15-ditore, më 14 mars, e cila kufizoi transportin dhe urdhëroi që të mbyllen baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve.

Franca ka mbi 9.000 raste të konfirmuara. Të Shtunën në 14 Mars, Kryeministri Edouard Philippe urdhëroi të gjitha restorantet, baret dhe kinematë që të mbyllen dhe u bëri thirrje qytetarëve të minimizojnë lëvizjet e tyre jo thelbësore ndërkohë që numri i vdekjeve dhe infeksioneve të lidhura me koronavirusin po rritet.

Japonia është kritikuar për aftësi të pamjaftueshme për të testuar virusin dhe për mosmobilizimin e plotë të kapacitetit që ka, kështu që numri i rasteve mund të jetë më i lartë nga sa është raportuar. Që nga 16 marsi, Japonia kishte regjistruar 1.547 raste dhe 34 vdekje.

Hong Kongu dhe Singapori u goditën rëndë nga epidemia e SARS-it, ose Sindromës Respiratore Akute të Rëndë, në 2003. Në rend botëror, SARS-i infektoi më shumë se 8,000 vetë dhe vrau 774, duke përfshirë 299 persona në Hong Kong. Hong Kongu dhe Singapori zbatuan kufizimet e udhëtimit dhe ekzaminimet shëndetësore për njerëzit që vinin nga territori i Kinës në fillim të shkurtit.

Reuters – Përgatiti në shqip për TemA, Kebriona Veliaj

Next Post
VIDEO / Shqiptari s’pyet për ultimatume, kërcen në sheshin ‘Skënderbej’ pas orës 10

VIDEO / Shqiptari s'pyet për ultimatume, kërcen në sheshin ‘Skënderbej’ pas orës 10

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In