• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitje mbi 500 mijë euro në Gjermani e Francë, Europol e policia godasin bandën në Shqipëri

by Java News
13/08/2018 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të një hetimi kompleks kundër një bande vjedhësish banesash që vepronte në Gjermani dhe Francë, në fillim të muajit Korrik, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me ata gjermanë e francezë të mbështetur nga Europol, kanë kryer një numër të madh kontrollesh në banesa dhe lokale në Shqipëri. Në kuadër të këtij hetimi janë arrestuar deri më tani pesë të dyshuar për këto vepra.

Hetimet e patën fillimin e tyre në Gjermani. Që prej fillimit të vitit 2017 u konstatuan një numër i madh vjedhjesh në banesa në Rheinschiene bei Rastatt, Offenburg dhe Freiburg, të gjitha në landin Baden-Württemberg. Në atë periudhë u bë e mundur të arrestohej një shtetas shqiptar, por akuza për dy shtetas të tjera shqiptarë nuk u bë e mundur të provohej. Në vazhdim, nisën dhe hetuesit francezë një hetim ndaj një grupi vjedhësish shqiptarë të cilët ishin të specializuar në vjedhje banesash në territorin evropian. Në fillim të vitit 2018 hetuesit francezë konstatuan se një pjesë e kësaj bande ushtronte aktivitet dhe në Gjermani. Për këtë ata informuan hetuesit në Offenburg. Në këtë mënyrë u bë e mundur të arrestoheshin në janar 2018 tre persona nga Shqipëria të cilët ishin të dyshuar për vjedhjet në banesa në shumë raste, madje njëri prej tyre ishte i dyshuar që në rastet e konstatuara në vitin 2017. Hetimet u zhvilluan paralelisht dhe në Francë dhe mundësuan arrestimin e një personi tjetër në muajin mars 2018 në Paris edhe ky anëtar i kësaj bande.

Në kuadër të këtyre hetimeve rezultuan se këta ishin autorë të një numri të madh vjedhjesh në banesa ende të pazbuluara të kryera në territorin gjerman në vitin 2017, me një vlerë dëmi prej rreth çerek milioni euro. Për këtë arsye me udhëheqjen e Europol, u kryen ndërmjet hetuesve të Gjermanisë, Francës dhe Shqipërisë dy takime pune (operacionale).

Në fillim të muajit korrik filluan sulmin e tyre hetuesit e çështjes, në kuadër të të ashtëquajturës “Joint Action Day”. Policia shqiptare kreu në këtë ditë kontrolle në nëntë apartamente, bare dhe restorante, për llogari të hetuesve gjermanë dhe francezë. Në këto veprime, forcat speciale shqiptare u mbështetën dhe nga hetues të Europol, policisë franceze dhe asaj të Offenburg/Gjermani. Shumë sende me vlerë dhe prova materiale u siguruan, të cilat kanë lidhje me vjedhjet e kryera. Një vlerësim mbi këto sende dhe prova nuk është bërë ende. Po në Shqipëri gjatë këtij aksioni u arrestua dhe një person tjetër i cili u nxorr para gjykatës për vjedhjet e kryera në Europë në vitin 2017 dhe morri masë arresti në burg.

Grupimi i kriminelëve shqiptarë është i dyshuar për kryerjen e 60 veprave penale në Gjermani dhe rreth 45 vepra të tilla në Francë. Përvec vlerave monetare ata kanë vjedhur dhe bizhuteri e ora të çmuara. Përmes hetimit financiar u konstatuan transaksione në para dhe si rrjedhojë u arrit të përfshoheshin në hetim dhe anëtarë të tjerë të kësaj bande. Këtij grupimi i përkasin rreth 40 anëtarë të cilët si në Francë ashtu dhe në Gjermani kanë pasur aktivitet të zgjeruar. Nga vjedhjet eë kryera, ka ardhur një dëm i cili përllogaritet në 500.000 euro (Gjermai+Francë). Gjithashtu duhet thënë se dhe viktimat e këtyre vjedhjeve vuajnë pasoja psikike si rezultat i këtyre krimeve.

Tre anëtarët e bandës që u arrestuan në fillim të vitit në Gjermani, janë duke u proceduar nga Prokuroria Offenburg. Procesi gjyqësor ka filluar në datën 20 korrik në Gjykatën e Landit në Offenburg. Edhe hetimet në territorin francez janë pothuajse të përfunduara dhe do fillojë procesi gjyqësor. Anëtari i bandës që u arrestua në Shqipëri do të përgjigjet para gjykatës shqiptare. Personi që u arrestua në Gjermani në vitin 2017 dhe që është përgjegjës për vjedhjet e kryera në atë vit, ka marrë tashmë dënimin nga Gjykata e Shkallës së Parë Rastatt me një vit e gjashtë muaj burg.

Operacioni i suksesshem i kryer jashtë BE në Shqipëri me pjesëmarrjen e zyrtarëve policorë nga dy vende evropiane, ishte i mundur vetëm falë mbështetjes së Europol në Hagë. Operacioni i përbashkët i kryer në atdheun e të dyshuarve ishte një shenjë e qartë kundër krimit të organizuar.

 

Next Post
Poza të nxehta nga Oriola Marashi, topless dhe… (FOTO +16)

FOTOT/ Oriola Marashi shfaqet 'hot'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In