• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitje me armë te koka, gruaja e këngëtarit lezhjan rrëfen natën e tmerrit

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesa e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Zef Beka është grabitur gjatë natës nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Ata kanë shfrytëzuar mbrëmjen kur i zoti i shtëpisë ndodhej në një dasmë, për t’u futur në shtëpinë e tij që ndodhet në Ishull Shëngjin. Bashkëshortja e Bekës dhe fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që grabitësit janë futur, por janë zgjuar të tmerruar me armën te koka. “Duam paratë! Shpejt paratë!”.

Kjo ka qenë kërkesa e personave të maskuar ndaj zonjës së shtëpisë, Mira Bekës, e cila përballë tyre është dorëzuar. Ajo nuk ka pasur asnjë zgjidhje tjetër, pasi autorët mund të qëllonin atë, tre fëmijët e saj, por edhe prindërit e moshuar, të cilët atë mbrëmje janë ndodhur tek ajo.

E gjendur në këto kushte, ajo u ka dorëzuar me duart e saj një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetër autorëve. Shuma ka qenë e majme për ta, por nuk janë mjaftuar, duke i kërkuar edhe çelësat e makinës “Golf 5”, që ndodhej në oborrin e shtëpisë.

E tmerruar, nëna e tre fëmijëve është detyruar sërish të bindet dhe t’u dorëzojë atyre edhe çelësat. “Më datë 09.08.2016, rreth orës 01:20, është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z.B., banues në Ishull Shëngjin.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë vjedhur shumën monetare prej 15 milionë lekësh të vjetër, si dhe një mjet ‘Golf 5’ në pronësi të shtetasit Z.B. Falë veprimeve të shpejta hetimore, ky mjet është lokalizuar dhe po ndiqej nga Policia, por autorët e dyshuar, të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin, i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anës rrugës dhe autorët e dyshuar janë larguar, duke përfituar nga errësira”, bëri të ditur Policia.

Blutë kanë shoqëruar disa persona, si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Ndërsa Mira Beka, e kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, rrëfeu tmerrin që ajo dhe fëmijët e saj kanë përjetuar.

Zonja Beka, si ndodhi ngjarja?

Isha në gjumë kur autorët janë futur brenda në shtëpi. Unë ndodhesha vetëm me tre fëmijët e mi, që janë 13, 11 dhe 2 vjeç. Kisha dhe prindërit mi këtu, që janë të moshuar. Ndërsa bashkëshorti im, Zefi, ishte i ftuar në një dasmë dhe nuk ndodhej në shtëpi.

Nuk e kisha menduar kurrë se unë do të jepja një intervistë për mediat, aq më tepër për një ngjarje të tillë. Por ja që ndodhi..

Policia njoftoi se ishin tre persona dhe se ju kanë dhunuar…

Po, ishin tre persona, të gjithë me maska dhe të armatosur. Jo, nuk na dhunuan, por na terrorizuan me armë te koka. U zgjuan edhe fëmijët dhe ata janë tmerruar kur u përballën me personat me armë e maska.

Por autorët ishin të qartë në atë që kërkonin, donin paratë dhe çelësin e makinës sime, “Golf 5”. Nuk pata asnjë mundësi të manovroja, pasi ata kishin armë. Por të them të drejtën, në ato momente nuk po më binte shumë mendja të mbroja paratë, por jetët tona. Ata kërcënonin me armë dhe kërkonin me ngulm t’u dorëzoja paratë. Në këto kushte u detyrova t’u jepja lekët që kishim në banesë, 15 milionë të vjetër dhe çelësin e makinës.

Keni dhënë deklaratë në Polici? Keni ndonjë të dyshuar që mund të orientohet policia për t’i kapur?

Hajdutët dihet se kush janë këtu në këtë zonë…, megjithatë unë kam pak shpresa të gjenden dhe të më kthehen paratë e mia. Siç të thashë, për momentin jam e tronditur dhe as nuk më shkon mendja fare tek ato para. Shyqyr që gjithçka përfundoi me kaq. Fëmijët e mi janë tmerruar.

Ju thatë se bashkëshorti juaj, Zefi, nuk ndodhej në banesë. Pra, autorët, në njëfarë mënyrë, kanë qenë në dijeni të këtij fakti…

Autorët normalisht që kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Zefit. Ata na u futën në shtëpi, kur bashkëshorti nuk ndodhej këtu. Siç ta thashë, Zefi ishte në një dasmë dhe autorët e kanë ditur shumë mirë këtë. Kanë qenë të informuar për çdo lëvizje. Nuk di kush mund të jenë, por ata e kanë parë Zefin se ku ndodhej. Policia le ta hetojë këtë.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Saliu, në kaçakëri kundër amerikanëve për t’u mbrojtur nga Reforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In