• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu, në kaçakëri kundër amerikanëve për t’u mbrojtur nga Reforma

by Spartak Ngjela
10/08/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Çfarë do të ndodhë në fund të gushtit, do të përfundojë së miratuari i gjithë korpusi ligjor i Reformës në Drejtësi?

l

Ndërkohë ka heshtje. “Heronjtë” po pushojnë; kurse hordhitë Berisha duket se janë pa drejtim, sepse Saliu ka humbur përfundimisht arsyen politike, dhe, për t’u mbrojtur nga Reforma, ka dalë në kaçakëri, në një “luftë guerile” kundër amerikanëve, duke dashur ndërkohë të trembë deputetët e tij për të bllokuar Reformën.

Por, çarja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe vetë opozitës, nuk është një akt i thjeshtë i properëndimorëve demokratë, edhe pse Saliu mendon se mund dhe ta neutralizojë këtë çarje me kërcënime banditeske, siç ka vepruar në fillim të viteve ’90 dhe gjithmonë kur ka pasur rezistencë demokratike brenda PD-së.

Por tani Saliu nuk është në pushtet, dhe ndërkohë politika amerikane i është përgjigjur shumë ashpër dhe drejtpërsëdrejti.

Në të njëjtën kohë, properëndimorët e Partisë Demokratike, mendohet se kanë hyrë ndërkohë në një kevizje të mirëfilltë politike, e cila sigurisht që do të vijojë prej tyre, sepse kuptohet që ata kanë hapur një derë të re për të djathtën shqiptare, dhe spikat që drejtohen si frymë nga ish kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, sepse ky befas rikrijoi në PD frymën proamerikane.

Selami po kuptohet se luan i qetë, pasi e di që aktualisht është shumë më i fortë se Saliu, sepse ka me vete perspektivën shqiptare, koncept ky të cilin psikika e turbullt e Saliut nuk ka pasur asnje rast që ta kapë. Selami luajti fort dhe me personalitet, dhe, në një sens politik, e mundi Berishën politikisht pas njëzet vjetesh. Por, gjithashtu, në këto momente, Selami, pas njëzet vjetësh, duket se po i hap sërish Partisë Demokratike perspektivën amerikane, të cilën ajo, me Saliun, e pati humbur që në vitin 1996.

ll

Saliu dhe i gjithë rrethi i tij antireformë e kishte shpresën te Meta. Saliun dhe Metën, i kishte bashkuar frika e ndëshkimit individual dhe jo arsyeja politike e gjërave. Kjo i pati detyruar të dy që të merreshin vesh “me shenja” dhe jo me arsye politike, e cila normalisht gjithmonë duhet të të çojë në një skemë politike.

Këta të dy, në fakt, ishin të sunduar individualisht nga dy frikëra: nga frika e ndëshkimit të tyre nëpërmjet Reformës, dhe nga frika e politikës amerikane. Kjo e dyta, në fakt, kish pushtuar më realisht Metën, prandaj ky deklarohej gjithmonë hapur për Reformën, por njëherësh krijonte pretekstin e konsensusit me opozitën, për votimin e Reformës në Parlament.

Me “tezën e Metës për konsensus”, kuptohej në fakt se raporti Meta – Berisha ishte i fshehtë, ngaqë, me konsensusin, si “pretekst demokratik”, Meta tregonte që e kishte shpresën te Saliu.

Si pasojë e këtij naiviteti politik frikërash shqiptare, që për pasojë nuk ishte i dukshëm, politika amerikane vijoi presionin real kundër Metës. Ai ndihej i trembur, sepse sigurisht që diku kishte shkelur ndërkombëtarisht, dhe prandaj, në çdo rast, deklarohej pro Reformës. Por ndërkohë ishte shumë i kapshëm që vetë gjendej i fiksuar pas “qëndrueshmërisë” se radhëve të Sali Berishës. Ndërsa , kur erdhi çasti që radhët e Saliut ranë në favor të politikës amerikane, domethënë edhe të interesit të zhvillimit aktual shqiptar, Meta kaloi në çthurje mendore, e cila spikati hapur në Parlament para votimit, në 21 korrik.

Por tani ishte vënë: Meta kishte rënë viktimë e frikës së tij politike; kurse iniciativën e të gjithë gjendjes e mori në dore ambadadori amerikan.

Ai i trajtoi Berishën, Metën dhe Bashën si një bandë; shfrytëzoi deklarimin botërisht të Metës pro Reformës, bëri të qartë te deputetët e Partisë Demokratike qëndrimin amerikan kundrejt votës kundër të tyre; realizoi realisht numrin prej dy të tretash të Parlamentit pro Reformës, dhe, pa lëkundje, i futi të dy taborët, edhe taborin Meta, edhe taborin Berisha në Parlament… te cilët votuan një nga një, e që të tërë, pro Reformës Kushtetuese…

Kjo është tabloja e ngjarjes historike të Reformë në Drejtësi, deri tani, kur po pritet votimi i të gjithë paketës që e përmbyll aspektin ligjor të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, maxhoranca aktuale e drejtuar nga PS në Parlament, dhe politika amerikane gjithashtu, kanë deklaruar se votimi i Reformës duhet të përmbyllet deri në fund të gushtit. Por Berisha nuk i ndahet gueriljeve antiamerikanë dhe antireformë: ai ka ende shpresë se mund ta shpëtojë status quo-në korruptive të drejtimit të shqiptarëve nga “pashallarët e rinj”.

Ky është sërish një naivitet politik i momentit, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Historia e Shqipërisë na ka mësuar se, deri tani, gjithmonë, për të shpëtuar pushtetin korruptiv të pashallarëve, janë ndëshkuar shqiptarët si shoqëri. Por, a mund të vijojë edhe sot kjo rrugë e vjetër e historisë shqiptare?

Jo, kjo rrugë e vjetër është prishur tani përfundimisht; sepse sot shqiptarët janë me informacion, dhe janë në shumicë absolute, me 95 përqind, proamerikanë. Kurse proamerikanizmi shqiptar, i tremb pashallarët e rinj, dhe i jep energji çeshtjes së Reformës në Drejtësi, që kjo të shkojë deri në fund. Proamerikanizmi shqiptar, në fakt është esenca e politikës shqiptare sot në Shqipëri dhe në Kosovë, por pashallarët e rinj shqiptarë nuk e pranojnë dot këtë.

Esencialisht shqiptarët sot në shumicën dërmuese janë properëndimorë: domethënë me rilindësit e shekullit të XIX dhe të fillimit të Shekullit të XX, dhe jo me pashallarët orientale, fakt historik ky që tregon se Shqipëria aktualisht ka shpëtuar nga zgjedha historike lindore.

lll

Por, cilat janë pyetjet që duhet të ngremë tani për votimin e fundit të gushtit. Ato janë:

1.A do t’i qëndrojë kryeministri Rama deri në fund paktit që ka bërë me amerikanët dhe europiano-perëndimorët për Reformën?

2.A do kthejë dot Meta hapur pro Saliut për të krijuar një qeveri të përbashkët?

3.A mund ta mbështesë i gjithë grupi parlamentar i LSI- së Metën në një aventurë politike antiamerikanë dhe pro Saliut?

4.A do t’i trembë dot Saliu banditisht deputetët e opozitës që u rreshtuan pro Reformës, dhe e detyruan atë të futej në Parlament dhe të votonte Reformën?

5.A do të fitojë fryma properëndimore e Eduard Selamit në Partinë Demokratike?

6.A do të vazhdojë t’iu qëndrojë mbi kokë si Shpata e Damokleut antireformistëve proamerikanizmi absolut i shqiptarëve?

Përgjigjia e këtyre pyetjeve, në fakt lidhet drejtpërdrejt me atë që pritet të ndodhë në fund të muajit gusht: me votimin e pacenuar të të gjithë paketës ligjore të Reformës në Drejtësi.

Next Post

“Vuçiç personalisht do marrë pjesë në dialogun me Prishtinën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In