• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga policia

by Java News
22/04/2019 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimeve të policisë ditën e djeshme, Report Tv zbardh emrat e dy prej të personave të arrestuarve nga policia dhe inicialet e të tjerëve lidhur me grabitjen e ndodhur në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se ata janë Alkond Bregasi, Saimir Cela, F.Beqiraj, dhe Renaldo Sula. Dyshohet se tre prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të jetë një prej autorëve të cilët kryen grabitjen e 9 prillit.

Nga infomacionet e para masat e sigurisë për katër të arrestuarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pasditen e djeshme janë ushtruar kontrolle në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Dy prej tyre dyshohet se kanë modifikuar në një servis furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga Admir Murataj dhe bashkëpunëtoret e tij në grabitjen e 6.5 milionë eurove. Servisi ndodhet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Hetuesit janë tepër te rezervuar ne dhënien e informacionit, por zbulimi i servisit është bërë nga këqyrja e qindra orëve filmime të kamerave të sigurisë, nga ku ka kaluar ky mjet.

Dyshohet se Policia ra në gjurmët e të arrestuarve pas provave të mbledhura në furgonin që u përdor për të hyrë në pistën e Rinasit.

Hetuesit kanë dyshime se pjese këtij grupi të ketë qenë edhe një femër, e cila ka kryer veprime aktive në grabitje, shkruan tv klan.

Policia gjatë këtyre ditëve ka mbledhur dëshmi dhe të dhëna në disa qytete të vendit si Tiranë, Elbasan, Fushe-Krujë dhe janë bërë hapa konkret që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve të tjerë.

Burime për Report tv bëjnë me dije se servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij. Klement Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

g.kosovari

Next Post
Samiti i Berlinit do të vendosë edhe datën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Samiti i Berlinit do të vendosë edhe datën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In