• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjedhja e bankës në Vlorë / Basha: Grabitësit me kostum nxisin bandat

by A R
11/07/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me grabitjen e bankës në Vlorë. Në një postim në Facebook ai shkruan se grabitjet ndodhin pasi siguria tashmë sipas tij është në duart e krimit. Sipas Bashës, grabitjet që bëjnë njerëzit me kostum në qeveri nxisin bandat që të vjedhin.

Ja postimi i plotë i Bashës:

Kur vendin e qeverisin grabitës me kostum, grabitje me maska do të ketë.

Sot një tjetër vjedhje banke ndodhi në Vlore, në zemër të këtij qyteti në Sheshin e Flamurit. Kjo është e katërta vjedhje bankash ne harkun kohore të 18 muajve. Njëra grabitje me armë pason tjetrën, dhe nuk janë vetëm milionat me euro që po avullojnë çdo ditë, por më e rëndë është vjedhja e çdo standardi sigurie.
Kur një grup i armatosur e me maska futet në mes të ditës në territorin që duhej të ishte më i blinduari në vend, në pistën e avionëve të aeroportit ndërkombëtar, kur me lehtësi e me shpërfillje kriminelë të armatosur, hyjnë në mes të ditës në një bankë që është një objekt i ruajtur mirë, në sheshin kryesor të qytetit, a mund të përfytyrohet se sa i sigurtë është një qytetar në rrugë, në punë, në banesën e tij.
Qytetari nuk ka më se ku të besojë. Ligji ka rënë, rendi e siguria publike po e po. Ai ka vetëm një shpresë për momentin. Duhet t’ia dijë për nder varfërisë së tij. Vetëm varfëria e mbron nga grabitja me maska. Siç është pjesa dërrmuese e popullsisë sot. Ka kaluar më parë qeveria aty, ndaj skanë më ctë marrin. Cdo kush tjetër që ka një biznes, një dyqan, një lokal, një punishte, një rrobaqepsi, një furrë buke, apo që mund të ketë kursime, është i kërcënuar.
Arsyeja kryesore e grabitjeve me armë në mes të ditës është se sigurinë që nuk e kanë më qytetarët e vendit, e ka krimi. Krimi është sot më i sigurtë se kurrë më parë, sepse krimi ka kapur të vetmin armik që mund të ketë, të vetmen instancë para të cilës zbrapset, që është qeveria, që është kryeministri, ministri i brendshëm dhe krerët më të inkriminuar të policisë së shtetit në këto 25 vite.
Po kur vendi grabitet çdo ditë nga qeveritarë grabitqarë, që vjedhin në dogana, në tatime, në tendera e koncesione, e plaçkisin më tej edhe më shumë, duke u marrë qytetarëve qindarkën e fundit me rritje taksash, me gjoba, me fatura e tarifa të larta, a nuk është kjo një thirrje për çdo grabitës,a nuk është një legalizim i grabitjes.
Ku ndryshon një bandë grabitësish me maska e me armë, nga banda e grabitësve me kostum e Edi Ramës, Ben Ahmetajt, Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Bushit, Rroshit e kështu me radhë.
Banda e grabitësve me maska është më e vogël dhe vjedh më pak. Ja ky është ndryshimi.
Koha e grabitësve me maska dhe e grabitësve me kostum qeveritari po sos. Ndaj është shtuar zullumi, me parrullën “kap ca t’kapim”.
Ne do të rikthejmë ligjin dhe forcën e ndëshkimit. Do të shtypim pa hezitim krimin e çdo përçapje të tij. Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend.
Sepse ne kemi zgjedhur qytetarët, e jo trafikantët.
Kemi zgjedhur qytetarët, jo banditët.
Kemi zgjedhur qytetarët e jo rrëmbyesit, përdhunuesit e vrasësit.
Grabitësit në rrugë e grabitësit në zyra, do të kenë të njëjtin fat. Do bashkohen aty ku ligji dhe drejtesia e pakapur u rezervon vendin.

/a.m.

Next Post

Vetting-u, vija e kuqe e reformës në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In