• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetting-u, vija e kuqe e reformës në Drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Orët e fundit kanë kristalizuar tashmë qartazi se i gjithë faktori ndërkombëtarë, e sidomos ai amerikan, është i unifikuar në qëndrimet e veta, lidhur me Reformën në Drejtësi. SHBA- BE kanë bërë të qartë se vetting-u nuk preket. As nuk ka qenë për diskutim dhe as është hedhur në tryezë si pazar për kompromis. Është i panegociueshëm. Thënë ndryshe, për ta vettingu është zemreku i Reformës dhe vija e kuqe të cilën ata nuk lejojnë që të kalohet. Kjo shihet qartë edhe në propozimet më të fundit të ofruara nga amerikanët për konsensus mes forcave politike, të hedhura në tryezën e bisedimeve nga zyrtarja e lartë amerikane, Victoria Nuland, propozime të cilat lenë qartësisht të pacënuar vetting-un.

Në thelb, propozimet amerikane gërshetojnë interesat e palëve, por natyrisht që lenë të paprekur vetting-un. PD- PS mund të kërcëjnë “tango” për pikat e tjera të draftit, por nuk mund të prekin procesin, i cili do të kalojë në filtër gjyqtarët dhe prokurorët që do të zenë vend në sistemin e drejtësis, ku ndërkombëtarët do të kenë rol kyç. Është pikërisht vetting-u pika e konfliktit e PD-së me SHBA- BE. Ajo që kërkon PD-ja është që ndërkombëtarët të mos kenë rol në procesin e vetting-ut, ose roli i tyre të jetë thjeshtë vëzhgues. Pra një reformë “ala shqiptarçe”.

Por nëse shihen me vëmendje propozimet e bëra nga pala amerikane, kthjelltazi duket se janë më shumë një përpjekje për të nxjerrë PD-në nga “rruga pa krye” ku është futur prej kohësh. Herë duke refuzuar të marrë pjesë në komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi e herë duke e bojkotuar atë. Herë duke shpikur lloj- lloj marifetesh për të mos marrë pjesë në punën e komisionit e herë duke shpikur “vendet e rezervuara”. Herë duke kërkuar që vetting- të kryhet nga Presidenti Nishani e kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Një rrugë plot zig- zage, e cila në thelb ka pasur si qëllim të vetëm të largojë SHBA dhe BE nga procesi i vetting-ut. Ky është edhe thelbi i refuzimit të saj.

Oferta e fundit e amerikanëve që merr në konsideratë ngritjen e një komisioni ad- hock, që është edhe kërkesë e PD-së, më shumë se një përpjekje për kompromis është një përpjekje reale amerikane për t’i dhënë dorën edhe një herë PD-së, që të dalë nga “rruga pa krye” ku e kanë futur Berisha dhe Basha, në lidhje me Reformën në Drejtësi. Përsa kohë që përpjekjet amerikane për kompromis nuk prekin vetting-un shihet qartazi se politika amerikane nuk ka lëvizur asnjë centim nga qëndrimi i saj për thelbin e reformës. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj është thjeshtë një mundësi që u ofrohet palët që të thonë frazën klasike në lidhje me Reformën në Drejtësi se “kur arrihet një kompromis, s’ka të humbur e as të fituar”.

 

Next Post

Çudira nga Japonia, eksorcizëm për qentë e pushtuar nga Djalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

July 27, 2026
“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

July 27, 2026
Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

July 27, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

July 27, 2026
Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

July 27, 2026
Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

July 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Korrik 2026

July 27, 2026
VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In