• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gorbachev përcillet sot për në banesën e fundit/ Homazhet në hollin ku iu dha lamtumira e fundit Leninit, Stalinit e Brezhnjevit

by Java News
03/09/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë, do të varroset ditën e sotme, katër ditë pas vdekjes së tij. Qindra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit, teksa presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të axhendës së tij, ka deklaruar Kremlini. Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një shpërfillje e njeriut që shkaktoi ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Më herët, Putin  e ka quajtur  shpërbërjen “katastrofa më  e madhe gjeopolitke e shekullit”.Presidenti rus vendosi një buqetë me trëndafila të kuq pranë arkivolit të hapur të liderit të fundit të BRSS, mbajti një minutë heshtje dhe uli kokën në shenjë respekti.

Në Rusi nuk është shpallur ditë zie kombëtare, megjithëse, siç nënvizoi Kremlini, ceremonia e tij do të ketë “të gjitha elementet e një funerali shtetëror”. Nderimet e fundit për të bëhen në Hollin e Kolonave të Shtëpisë së Unioneve, ashtu si paraardhësit e tij sovjetikë, Lenini, Stalini e Brezhnjevi. Ai do të varroset në varrezën më të madhe të Moskës, Novodevichy, që është vendi i prehjes i shumë rusëve të shquar. Varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Raisa, e cila vdiq më 1999.

Mikhail Gorbachev ndërroi jetë në 30 gusht, në moshën 91-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Në ndryshim nga Putin, liderët e Europës kanë shprehur ngushëllimet, teksa e kanë cilësuar atë si një “burrë shtetit”, “Udhëheqës” e “vizionar”. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk kishte marrë një ftesë për të qenë prezent në funeralin e Gorbaçovit e ndërsa paraardhësja e tij Angela Merkel e refuzoi ftesën, për arsye shëndetësore.

Si e njeh bota Gorbachev? Gorbachev u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe udhëheqës de fakto i vendit, në 1985. Në atë kohë, ai ishte 54 vjeç – anëtari më i ri i këshillit qeverisës i njohur si Byroja Politike, dhe shihej si një frymë e freskët pas disa liderëve të moshuar. Paraardhësi i tij, Konstantin Chernenko, kishte vdekur në moshën 73-vjeçare pas pak më shumë se një viti në detyrë. Pak liderë kanë pasur një ndikim kaq të thellë në rendin global. Gorbachev nuk erdhi në pushtet duke kërkuar t’i jepte fund kontrollit sovjetik mbi Evropën Lindore. Përkundrazi, ai shpresonte të rigjallëronte shoqërinë e saj. Ndërkombëtarisht ai arriti marrëveshje për kontrollin e armëve me SHBA-në, refuzoi të ndërhynte kur kombet e Evropës Lindore u ngritën kundër sundimtarëve të tyre komunistë dhe i dhanë fund luftës së përgjaksshme sovjetike në Afganistan që ishte ndezur që nga viti 1979.

Politika e tij e hapjes, i lejoi njerëzit të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më parë kishte qenë e paimagjinueshme. Por gjithashtu shpërtheu ndjenjat nacionaliste në shumë rajone të vendit, të cilat përfundimisht minuan stabilitetin e vendit dhe çuan në kolapsin e tij. Në vitin 1991, pasi dështoi një grusht shteti i organizuar në mënyrë shambolike nga linjat e ashpra komuniste, Gorbachev pranoi të shpërbënte Bashkimin Sovjetik dhe u largua nga detyra.

Rusët në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mikhail Gorbachev

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Einxhel na prezanton me vjehrrën e saj! Rrëfen “kompleksin” që ka kur është me të: Më duhet të…

VIDEO/ Einxhel na prezanton me vjehrrën e saj! Rrëfen “kompleksin” që ka kur është me të: Më duhet të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In