• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditjet e SPAK, Balla: PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ

by A R
16/07/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javët e fundit SPAK ka lëvizur ku pas hetimeve ka vënë në pranga ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda. Këtë të premte, Taulant Balla foli pikërisht për këtë gjë dhe tha se Tushe e Voda kanë detyrimet e tyre ligjore që të bëjnë betejën me drejtësinë.

Ai u shpreh se që pas arrestimit Tushe nuk është më pjesë e PS. Balla i bëri thirrje të gjithë forcave politike që të reagojnë si selia rozë sa i përket standardit që është vendosur me ata që shpërdorojnë financat publike. Balla u shpreh se PS nuk mund të bëhet pis nga çdo individ pasi përgjegjësia është individuale.

“Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë Reformën në Drejtësi ka qenë bindja jonë që institucionet e reja të dretësisë duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe shpërdoron financat publike. PS e Shqipërisë ka vendosur një standard që uroj dhe bëj thirrje që të gjithë forcat e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS. Ka detyrimin ligjor të bëjë një betejë tijën ligjore dhe ndërkohë që edhe zonja në fjalë që i referoheni. Këtë standard e kemi vendosur prej kohësh. PS nuk ka asnjë dhe nuk mban përgjegjësi për  çdo person që këtë betejë dhe këtë hesap e ka personal. Jeni në dijeni që këto ditë kanë qenë edhe dy kryetarë bashkish, njëri nga PD dhe njëri nga LSI që janë në hesapet e drejtësisë. Dallimin mund ta bëni thjesht. Reagimi i PS do jetë i njëjtë gjithmonë. PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ që në një moment të caktuar ka marrë mandatin e përfaqësimit nga PS. Përgjegjësia është vetëm personale. Kemi besuar dhe besojmë jemi krenarë që kemi çuar përpara reformën në Drejtësi. Ata që kishin aludimet ç’po bën SPAK apo si po reagon drejtësia të shohin rezultatet tani. Ky është vetëm fillimi i një procesi goditjeje të çdo lloj fenomeni dhe kryeministri ka qenë i qartë në këtë aspekt”, tha Balla.

Ata që kanë aluduar për SPAK-un dhe drejtësinë e re se po kapen nga PS sipas Ballës duhet të kërkojnë falje.

“Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS e Shqipërisë po kapte drejtësinë e re sot duhet të përdorë mikrofonat tuaj për të kërkuar falje sepse nuk qenka kështu. Drejtësia po goditet sa majtas, djathtas, sa lart poshtë dhe kjo është drejtësia për të cilën shqiptarë kanë shpresuar. Ajo që ne kemi thënë është që Shqipëria tashmë ka një drejtësi e cila është e pavarur tërësisht nga politika”, tha Balla.

/a.r

Next Post
Tre të proceduar për gërryerjen në shtratin e lumit Mat

Tre të proceduar për gërryerjen në shtratin e lumit Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com