• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Goditja kryesore për ekonominë ruse do të vijë nga…”/ Eksodi i kompanive perëndimore nga Rusia pas sulmit ndaj Ukrainës!

by
09/03/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër gjithnjë e në rritje biznesesh perëndimore po ndalin operacionet e tyre në Rusi, ose po largohen përgjithmonë, për shkak të sulmit ushtarak ndaj vendit fqinj, Ukrainës.

 

Goditja kryesore për ekonominë ruse ka gjasa se do të vijë nga industria jetike e karburantit dhe gazit. Ben van Beurden, drejtori ekzekutiv i kompanisë Shell Oil, me seli në Britani, kërkoi ndjesë të martën për blerjen e naftës krudo nga Rusia javën e kaluar, dhe tha se kompania do t’u japë fund të gjitha operacioneve në Rusi, përfshirë ato për gazin natyror.

Kompania Shell kishte njoftuar më parë se po largohej nga bashkëpunimi me kompaninë shtetërore ruse Gazprom dhe nga gazsjellësi Nord Stream 2, i ndërtuar për të sjellë gazin natyror nga Rusia drejt Evropës Perëndimore. Edhe kompania tjetër britanike BP njoftoi në fillim të javës së shkuar se po tërhiqte investimin e saj prej 14 miliardë dollarësh nga kompania shtetërore ruse e karburantit dhe gazit, Rosneft.

Kompanitë japoneze të prodhimit të makinave, Toyota dhe Nissan, kanë njoftuar se synojnë të pezullojnë prodhimin në fabrikat e tyre në qytetin port Shën Pjetërburg dhe se do t’i japin fund të gjithë eksportit të makinave drejt Rusisë. Një tjetër kompani japoneze, Honda, ka ndalur të gjitha eksportet drejt Rusisë, përfshirë motoçikletat dhe motorët.

Një tjetër kompani prodhuese që po ndërpret lidhjet me Rusinë është gjigandi i aviacionit me qendër në SHBA, kompania Boeing, e cila ka pezulluar blerjen e titaniumit që përdoret për prodhimin e avionëve.

Të martën, kompania e ushqimit fast-food McDonald’s njoftoi se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet e saj në Rusi, duke shtuar se do të vazhdojë të paguajë 62 mijë personat që ka të punësuar atje.

Po të martën, gazeta The New York Times njoftoi se po tërheq gazetarët e saj nga Rusia, si reagim ndaj një ligji të ri që vendos dënime me burg për ato që qeveria i quan “lajme false”.

Rrjeti britanik BBC, kanali Bloomberg dhe media të tjera tërhoqën stafin e tyre javën e kaluar.

Në sektorin e veshjeve, kompania legjendare e xhinseve amerikane Levi Strauss njoftoi të hënën se po pezullon shitjen e produkteve të saj dhe po i jep fund të gjitha investimeve të reja në Rusi, duke thënë se objektivat e biznesit “janë qartësisht dytësore përkundër vuajtjeve njerëzore që po përjetojnë kaq shumë njerëz”. Kompania Levi Strauss tha se do të dhurojë 300 mijë dollarë për të mbështetur përpjekjet humanitare në Ukrainë të drejtuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit dhe organizata CARE.

Edhe kompanitë e shërbimeve financiare po i ndërpresin marrëdhëniet. Kompanitë e kartave të kreditit, Visa dhe Mastercard, së bashku me kompanitë e pagesave PayPal, njoftuan javën e kaluar se po pezullonin operacionet në Rusi. Kompania rivale American Express njoftoi më 1 mars se po pezullon bashkëpunimin me partnerët bankarë rusë. Kompania amerikane Vanguard, firma kryesore e investimeve në botë, thotë se i ka dhënë fund investimeve në Rusi dhe po punon për të tërhequr të gjitha fondet e saj.

Edhe kompanitë teknologjike dhe të industrisë së argëtimit po i kthejnë shpinën Rusisë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Kompania amerikane Netflix ka pezulluar të gjitha shërbimet në Rusi dhe po u jep fund të gjitha projekteve të ardhshme dhe blerjeve të reja. Ndërkohë, gjigandët e Hollivudit, kompanitë Warner Brothers, Disney dhe Sony Pictures, kanë shtyrë shfaqjen në Rusi të filmave të tyre të rinj.

Kompania Apple ka bllokuar aplikacionet e kanaleve ruse RT News dhe Sputnik News, ndërsa kompanitë Google dhe TikTok kanë bllokuar nga platformat e tyre kanalet e mediave shtetërore ruse.

Gjithashtu, kompania Apple ka ndalur shitjen e telefonave iPhone dhe të paisjeve të tjera në Rusi. Kompania amerikane e prodhimit të kompjuterave Dell Technologies ka pezulluar shitjen e produkteve të saj në Rusi dhe Ukrainë. (VOA)

* Disa nga të dhënat për këtë artikull u morën nga agjensitë e lajmeve The Associated Press dhe Reuters.

/b.h

Next Post
Stalin i dërgoi në Siberi për “rehabilitim”/ Kush janë çeçenët dhe pse ata po luftojnë betejën e Putinit?

Stalin i dërgoi në Siberi për “rehabilitim”/ Kush janë çeçenët dhe pse ata po luftojnë betejën e Putinit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

July 12, 2026
Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

July 12, 2026
Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In