• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditet grupi i Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador/ Pranga 11 “ushtarëve” në Torino. Kapet kokainë me vlerë 4.5 mln euro

by Java News
07/04/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksion i madh policia ka çuar në pranga, 11 persona në Itali. Mes të arrestuarve raportohet se ka italianë, shqiptarë dhe polakë, të cilët akuzohen se kanë krijuar një grup kriminal me qëllim trafikimin e kokainës.

Hetimi lidhet me një vrasje të ndodhur 22 janarin e kaluar në një restorant në Guayaquil (Ekuador), ku u vra një person që besohet se ishte kreu i organizatës kriminale Dashi Ergys. Ky i fundit u qëllua dy herë në fytyrë për arsye që lidhen me trafikun e drogës.

Gjatë operacionit të zhvilluar orët e fundit, bëhet me dije se 11 persona janë arrestuar në Torino.

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Mediat italiane thonë se kanë sekuestruar mbi 80 kg drogë me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

Pas hetimeve të kryera në territorin italian dhe jashtë vendit (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër), janë kryer edhe 30 kontrolle.

Policia italiane në Torino sekuestroi në territorin italian gjithsej 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kg marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, teksa arrestoi 8 persona në flagrancë, që dyshohet se kishin rolin e korrierëve.

Ata udhëtonin me makina të modifikuara posaçërisht në Slloveni, për trafikun e drogës, shkruajnë mediat italiane.

Policia ka publikuar edhe pamje nga momentet kur zbulojnë drogën e fshehur në automjetet e posaçme që përdornin korrierët.

Rrugët e trafikut ishin të përcaktuara, kokaina sigurohej nga vendet e Atlantikut ndërsa marihuana nga vendet e Ballkanit dhe kishte si destinacion Italinë Veriore, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Hetimet kanë nisur në vitin 2017 kur ka pasur disa arrestime në Torino (qarqet San Salvario dhe San Paolo), pas së cilës karabinierët mblodhën prova që i shërbyen për të rindërtuar zinxhirin e drejtimit të rrjetit.

Hetimet i çuan më pas oficerët në gjurmët e një personi që lidhte prodhuesit, korrierët dhe blerësit e huaj.

Të gjithë të dyshuarit treguan kujdes maksimal në komunikim, duke përfshirë përdorimin e platformave në internet.

g.kosovari

Next Post
Lufta prej një muaji/ Presidenti polak: Rusia ka qëllim të shfarosë popullin ukrainas!

Lufta prej një muaji/ Presidenti polak: Rusia ka qëllim të shfarosë popullin ukrainas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com