• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godinë e re për të arrestuarit e policisë: Tirana me bllok sigurie, jo më të ndaluar në komisariate

by Java News
02/05/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një godinë e re do të presë së shpejti të gjithë të arrestuarit dhe ndaluarit e komisariateve të Tiranës, deri para daljes në gjykatë, për t’u mësuar me masën e sigurisë. Nëse gjykata do të caktojë masë më të butë ata do të rikthehen në shtëpi, përndryshe sistemimi i tyre do të bëhet në paraburgimet “302” dhe 313”, në rastin e Tiranës.

Kjo godinë, investim i Policisë së Shtetit e emëruar “Blloku i Sigurisë” është drejt përfundimit dhe ndodhet ngjitur me burgun “302” në kryeqytet, në rrugën “Mine Peza”.

Burime nga policia i thanë Report Tv se pritet të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e personave të arrestuar dhe ndaluar. Më kryesorja, kjo godinë, pritet t’i japë zgjidhje njëherë e mirë edhe problemeve të kushteve higjenike të komisariateve dhe mungesës së kapaciteteve. Do të jetë e survejuar me kamera sigurie dhe staf të veçantë. Nuk dihet akoma kur pritet të vihet në funksion, por gjithsesi, ky investim synon zgjidhjen e një problemi të trashëguar në vite dhe është drejt përfundimit.

Mbipopullimi në komisariate për personat e ndaluar dhe të arrestuar është problem prej vitesh i Policisë së Shtetit, i ngritur nga Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Këto kushte të vështira e bënë situatën edhe më tragjike mbrëmjen e 26 marsit, kur Arben Mici u vuri flakën qelisë duke u vetëflijuar nëKomisariatin nr. 5 në Kamëz.

Jo vetëm mbipopullim, por edhe kushte të vështira higjeno-sanitare e mungesë shërbimesh, janë trashëguar ndër vite. Kulmi i një problemi të tillë u pa mbrëmjen e 26 marsit, ku u përfshinë nga flakët qelitë e Komisariatit nr. 5 në Kamëz, si pasojë e të cilit humbi jetën një person. Arben Mici, 26 vjeç, ishte mësuar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata, por ishte rikthyer sërish aty./m.j

Next Post
Injoroni kërcënimet e Putinit dhe zgjeroni NATO-n, një i dështuar s’ka asnjë mundësi…!

Injoroni kërcënimet e Putinit dhe zgjeroni NATO-n, një i dështuar s'ka asnjë mundësi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com