Përfundon në pranga një i riu nga Tirana, pasi ka goditur me grushte policin e shërbimit në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Mateus Ferhati, 21-vjeç, banues në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij personi në lagjen “Ujë i Ftohtë” për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Porsche” me targë AA211ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L.S., gjithashtu duke e goditur (me grushta) këtë të fundit, për motive të dobëta”, njofton policia.
Panorama/d.i.