• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshja ime 100 vjeç

by Ben Blushi
21/06/2024 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t’i festuar ditlindjen pyesim njëri-tjetrin se si arriti deri këtu, ndërsa ajo ka një shpjegim më të thjeshtë: sepse na kishte dhënë fjalën.

Myneveri kishte vendosur të bëhej 100 vjeç dhe duke qeshur ia arriti. Nuk ka asnjë sëmundje, asnjë dhimbje, asnjë kërkesë, asnjë pendesë, ndoshta asnjë brengë, përveç peshës së viteve që sot janë bërë një shekull. Ajo jeton si një njeri që ska të nesërme por vetëm të djeshme.

Jeton si një grumbull kujtimesh.

Myneveri lindi ditën kur Fan Noli u bë kryeministër, shkoi në shkollë kur Ahmet Zogu u bë mbret, grisi posterat e Musolinit, u arrestua nga italianët si antifashiste dhe iu desh të priste një vit për të dalë në mal kundër gjermanëve sepse partizanët i thanë je ende shumë e vogël.

Ajo njohu një vend që sapo ishte ndarë nga turqit, pastaj pa me rradhë se si Shqipëria u bë me italianët, pastaj me gjermanët, me rusët, me kinezët dhe tani me amerikanët. Kur ajo lindi Lufta e Dytë Botërore nuk kishte ndodhur, holokausti nuk njihej, fashizmi ishte një fantazëm, ndërsa komunizmi një ëndërr që ajo e besoi.

Një shekull më parë, kur Myneveri lindi si një Fico, në Gjirokastër, shumica e lehtësirave që mbushin jetën tonë që nga interneti, kompujerat, lavatriçet, ekspresët, lavastoviljet, televizorët, kondicjonerët, vaksinat, aspirinat, instagrami dhe armët bërthamore nuk egzistonin dhe as ishin shpikur. Shqipëria nuk kishte më shumë se dy shkolla, nuk kishte asnjë universitet, dhe pothuajse asnjë spital. Makina e parë në Shqipëri ka ardhur pasi Myneveri kishte lindur bashkë me kinemanë dhe shtypshkronjat.

Kur Myneveri lindi Shqipëria nuk kishte asnjë bulevard, romani i parë shqiptar ende nuk ishte botuar ndërsa vajzat e vogla këndonin në shkollë. Shqipëria kishte vetëm 800 mijë banorë të uritur dhe shumë pyje të egër dhe prandaj babai i saj ishte një inspektor pyjesh, ndërsa vetë ajo u dashurua me një shkrimtar komunist, lart në mal.

Jeta e saj ishte një dedikim kokëfortë, rigoroz, i pandërprerë dhe i dhimbsur kushtuar Dhimitër Shuteriqit, njeriut të cilit ajo i shërbeu si shoqe, si grua, si redaktore, si arshviste, si mjeke dhe në fund edhe si shkrimtare.

Kur ai iku, ajo tregoi jetën e tij dhe këtë bën cdo ditë: tregon jetën e Dhimitrit ose më saktë jetën e saj me Dhimitrin. Ndoshta prandaj ka jetuar kaq gjatë sepse ka patur shumë për të treguar. Tani që mbushi 100 vjeç është e lirë dhe mund të bëjë ç’të dojë. I ka treguar të gjitha dhe mund të ikë kur të dojë.

Në fund të fundit Myneveri e mbajti fjalën. U bë 100 vjeç.

Next Post
Nis ndërhyrja në Urën e Zogut, jepen 46 milionë lekë për shpëtimin e monumentit të kategorisë së parë

Nis ndërhyrja në Urën e Zogut, jepen 46 milionë lekë për shpëtimin e monumentit të kategorisë së parë

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    I uroj jetë e shëndet deri sa të ketë qejfë.
    Detyrimin e plotësoi.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Jetëgjatë dhe shëndet mbi të gjitha. I urojmë.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In