• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshja ime 100 vjeç

by Ben Blushi
21/06/2024 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Gjyshja ime nga nëna, Mynever Shuteriqi u bë sot 100 vjeç. Të gjithë ne që jemi mbledhur për t’i festuar ditlindjen pyesim njëri-tjetrin se si arriti deri këtu, ndërsa ajo ka një shpjegim më të thjeshtë: sepse na kishte dhënë fjalën.

Myneveri kishte vendosur të bëhej 100 vjeç dhe duke qeshur ia arriti. Nuk ka asnjë sëmundje, asnjë dhimbje, asnjë kërkesë, asnjë pendesë, ndoshta asnjë brengë, përveç peshës së viteve që sot janë bërë një shekull. Ajo jeton si një njeri që ska të nesërme por vetëm të djeshme.

Jeton si një grumbull kujtimesh.

Myneveri lindi ditën kur Fan Noli u bë kryeministër, shkoi në shkollë kur Ahmet Zogu u bë mbret, grisi posterat e Musolinit, u arrestua nga italianët si antifashiste dhe iu desh të priste një vit për të dalë në mal kundër gjermanëve sepse partizanët i thanë je ende shumë e vogël.

Ajo njohu një vend që sapo ishte ndarë nga turqit, pastaj pa me rradhë se si Shqipëria u bë me italianët, pastaj me gjermanët, me rusët, me kinezët dhe tani me amerikanët. Kur ajo lindi Lufta e Dytë Botërore nuk kishte ndodhur, holokausti nuk njihej, fashizmi ishte një fantazëm, ndërsa komunizmi një ëndërr që ajo e besoi.

Një shekull më parë, kur Myneveri lindi si një Fico, në Gjirokastër, shumica e lehtësirave që mbushin jetën tonë që nga interneti, kompujerat, lavatriçet, ekspresët, lavastoviljet, televizorët, kondicjonerët, vaksinat, aspirinat, instagrami dhe armët bërthamore nuk egzistonin dhe as ishin shpikur. Shqipëria nuk kishte më shumë se dy shkolla, nuk kishte asnjë universitet, dhe pothuajse asnjë spital. Makina e parë në Shqipëri ka ardhur pasi Myneveri kishte lindur bashkë me kinemanë dhe shtypshkronjat.

Kur Myneveri lindi Shqipëria nuk kishte asnjë bulevard, romani i parë shqiptar ende nuk ishte botuar ndërsa vajzat e vogla këndonin në shkollë. Shqipëria kishte vetëm 800 mijë banorë të uritur dhe shumë pyje të egër dhe prandaj babai i saj ishte një inspektor pyjesh, ndërsa vetë ajo u dashurua me një shkrimtar komunist, lart në mal.

Jeta e saj ishte një dedikim kokëfortë, rigoroz, i pandërprerë dhe i dhimbsur kushtuar Dhimitër Shuteriqit, njeriut të cilit ajo i shërbeu si shoqe, si grua, si redaktore, si arshviste, si mjeke dhe në fund edhe si shkrimtare.

Kur ai iku, ajo tregoi jetën e tij dhe këtë bën cdo ditë: tregon jetën e Dhimitrit ose më saktë jetën e saj me Dhimitrin. Ndoshta prandaj ka jetuar kaq gjatë sepse ka patur shumë për të treguar. Tani që mbushi 100 vjeç është e lirë dhe mund të bëjë ç’të dojë. I ka treguar të gjitha dhe mund të ikë kur të dojë.

Në fund të fundit Myneveri e mbajti fjalën. U bë 100 vjeç.

Next Post
Nis ndërhyrja në Urën e Zogut, jepen 46 milionë lekë për shpëtimin e monumentit të kategorisë së parë

Nis ndërhyrja në Urën e Zogut, jepen 46 milionë lekë për shpëtimin e monumentit të kategorisë së parë

Comments 2

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    I uroj jetë e shëndet deri sa të ketë qejfë.
    Detyrimin e plotësoi.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Jetëgjatë dhe shëndet mbi të gjitha. I urojmë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In