• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heronjtë që na “mori” Greqia

by Auron Tare
31/03/2026 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Përpara disa ditësh, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, me një vështirësi të dukshme në shqiptim, lexonte një listë me emra personalitetesh greke. Në krah të tij ishte Elpidophoros, kreu i Kishës Ortodokse Amerikane, i cili buzëqeshte teksa përshëndeste pjesëmarrësit që kishin ardhur në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Greqisë. Përveç batutave të zakonshme të Trump-it, fjalimi i tij i shkurtër ishte mbushur me fjalë të përgjithshme dhe “fakte” që jo domosdoshmërisht kanë lidhje me të vërtetat historike mbi Pavaresine e Greqise.

Ndërkohë, mediat online dhe rrjetet sociale ishin tejmbushur me fjalë, shprehje lavdëruese dhe piktura të heronjve të “revolucionit” grek. Në të gjithë këtë turbullhane festive mund të lexoje shqiptarë të pezmatuar, të cilët, si ajo nusja te filmi i famshëm “14 vjeç dhëndër”, i hidhnin gjellës një grusht me kripë për inat të vjehrrës.
I ngeshëm ndonjëherë edhe i lexoj komentet e egërsuara të palëve, të cilët përleshen në FB apo INSTA mbi identitetet e prijësve të “revolucionit” grek. Tek-tuk bëj edhe unë ndonjë shënim kur më kap ajo dalldia nacionaliste teksa lexoj gomarllëqe me okë që vijnë në përgjithësi nga komentuesit grekë. Megjithatë, do të doja të shtoja se komentuesit më të egër pro helenizmit historik janë shumë shqiptarë të helenizuar, të cilët jo vetëm këmbëngulin në falsifikime historike, por edhe shtojnë shpesh “ngjarje” të cilat, në një farë mënyre, i japin “të drejtë historike”.

Në fakt, lufta për identitetin e heronjve të Greqisë, për mua, ka mbaruar prej kohësh, pasi në një farë mënyre jo vetëm që ata “heronjtë” e zgjodhën vetë krahun e tyre, por në kontekstin e kohës, kur ende nuk kishte një ide të qartë nacionaliste, sot, pas 250 vjetësh, nuk mund të gjykojmë mbi baza nacionale.

E dyta, mund të thuhet se, përveç disa studimeve modeste dhe botimeve edhe më modeste, asnjë institucion shqiptar nuk ka hulumtuar, nxjerrë, mbrojtur dhe botuar fakte të pakontestueshme mbi identitetin shqiptar të shumë prej “heronjve” të Luftës Greke. Botime serioze, të cilave shumë nga komentuesit e sotëm do të mund t’u referoheshin në debate historike mungojne.

Nuk ka asnjë dyshim mbi identitetin etnik të suliotëve, arvanitasve, hidriotëve, çamëve, ngulimeve shqipfolëse të Peloponezit apo të Athinës. Por thelbi i ndryshimit qëndron në faktin se shumë prej emrave të njohur të këtyre komuniteteve luftuan dhe u vetëdeklaruan, apo u deklaruan më pas si grekë. Ndërkohë që shumë botime të huaja, me apo pa burime greke, nxituan t’i përcaktojnë këto figura si helenë, Ndërkohë ende sot historia jonë nuk ka bërë asgjë për të balancuar sadopak të vërtetat historike të protagonistëve të asaj kohe. Politika europiane e cila financoi dhe ndihmoi që territoret e Junanit (Greqisë së sotme) të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, sigurisht do të financonte edhe krijimin e një mitologjie europiane për atë që sot njihet si “Pavarësia” e Greqisë.

P.sh., Marko Boçari, i cili sipas deshmive te kohes u vra në një përleshje me myslimanët shqiptarë, u mitizua si një prej simboleve më të rëndësishme të “revolucionit” grek nga propaganda europiane e kohes si në pikturat e Eugène Delacroix, ashtu edhe në librat e historisë apo në emërtimet e rrugëve dhe shesheve të Parisit, Bocari njihet gjeresisht si nje figure historike Greke. E megjithatë, shumë pak, për të mos thënë aspak, është shkruar mbi jetën e këtij shqiptari mjaft interesant, i cili ishte jo vetëm një ushtarak në oborrin e Ali Tepelenës, por edhe një njeri i letrave dhe kontribues për kohën sidomos me fjalorin e tij shqip-greqisht. Sot, Boçari, me mbiemrin e shndërruar në greqisht, por edhe në anglishten e Shtëpisë së Bardhë, citohet si një simbol i pavarësisë greke, edhe pse në disa nga botimet e dëshmitarëve të kohës, shkruar nga vullnetarë amerikanë që luftonin në radhët e kryengritësve grekë, theksohet identiteti dhe gjuha e tij si shqip.

Nderkohe deri me sot nuk kemi studime serioze për të kuptuar ne se shumë prej këtyre shqiptarëve etnikë, që lindën në Perandorinë Osmane në territoret e Junanit (Greqisë), u përpoqën, luftuan dhe u vetësakrifikuan për një çështje etnike greke, shqiptare, fetare apo shtetformues.

Të gjitha këto mungesa në diskursin historik të sotëm e bëjnë debatin të vështirë, sidomos me shqiptarët e konvertuar rishtas si “grekë”, të cilët, si zakonisht, janë edhe më të egër se vetë grekët e sotëm në ruajtjen e mitologjisë kombëtare.

Jam i mendimit se, në fakt, fajin nuk e kanë fare as grekët e sotëm dhe as shqiptarët e Greqisë për egërsinë në debate. Faji ndodhet te shoqëria jonë, te institucionet tona, te arsimi ynë, te shteti ynë, që në vend që t’i ngrejë bust Micotaqit, që përzinte shqiptarët nga Athina, do të duhej të mblidhte shqiptarët kudo që kontribuojnë për t’i afruar në idenë dhe ndjenjën kombëtare të Shqipërisë, për të lartësuar figura historike apo kontribues të çështjes së ruajtjes së identitetit.

Për ta mbyllur këtë përsiatje, po sjell një shembull shumë domethënës që ilustron më së miri këtë debat ne realitetin e sotem, kur kampionia botërore e hedhjes së shtizës (që garon për Greqinë) është një vajzë durrsake, Elina Xhengko, të cilën Greqia e ka lartësuar në maksimum, ndërkohë që ne, në mënyrën më qesharake të mundshme, u varim në qafë flamurin e kuq sportistëve nga Azerbaxhani apo Turkmenistani, duke i lartësuar ata si modele më të mira shqiptarësh.

Ndoshta problemi ynë nuk është se të tjerët “na marrin” historinë apo njerëzit tanë, por se ne vetë nuk dimë t’i njohim, t’i kuptojmë dhe mbi të gjitha t’i mbajmë pranë. Dhe një komb që nuk kujdeset për kujtesën e vet, rrezikon që një ditë ta gjejë atë të shkruar nga të tjerët. Ashtu sic ndodhi me “heronjte” tane te revolucionit Grek.
Gezuar 25 Marsin Greqi.

Next Post
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In