• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtarët e prokurorët ‘biznesmenë’ po fitojnë terren ndaj frymës së Reformës në Drejtësi”

by Pandeli Majko
10/12/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pandeli Majko

GEZUAR PONS PILATE!…
Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpjeguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh. Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare. Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin. Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therin si “gjel deti” për festat e fundvitit. Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Drejtësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi. Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut. Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpjegimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.
Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Pons Pilatë! Sigurisht.
Tiranë 10 Dhjetor 2016

Next Post
Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

Administratori i Teleperformance: Nuk largohemi nga Shqipëria, ligji italian i shkruar keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In