• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Administratori i Teleperformance: Nuk largohemi nga Shqipëria, ligji italian i shkruar keq

by A R
10/12/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhë më…

Diego Pisa, është menaxheri për Shqipërinë i një prej kompanive të mëdha të shërbimit call center, Teleperformance. Një kompani ndërkombëtare e cila ka seli në 62 shtete, përfshi këtu edhe vende si Shqipëria, Rumania etj.

I pyetur nga “Monitor”, nga Italia, Pisa komenton ligjin e delokalizimit të shërbimit call center që u miratua në vendin e tij e shprehet se ky është një ligj i shkruar keq, që godet delokalizimin e këtyre kompanive, duke e konsideruar si shkakun e të gjitha të këqijave, por në vend që ta ndalojë e inkurajon më tej fenomenin ‘dumping” dhe do krijojë konfuzion.

I pyetur nëse në këto kushte kompania e tij do të largohet nga Shqipëria, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Ne jemi një kompani ndërkombëtare e cila ka seli në 62 vende dhe kemi planet tona të biznesit. Ne nuk kemi ndërmend të largohemi nga Shqipëria”. Në lidhje me rregullat e ashpra që parashikon ligji i ri sa i përket ndalimit të lehtësive fiskale z. Pisa thotë se ata nuk kanë përfituar asnjë lehtësi nga shteti italian.

Natyrisht, thotë ai, miratimi i ligjit do të sjellë probleme për këtë sektor në Shqipëri. Të gjitha shoqëritë e shërbimit call center do të duhet të hapin seli në vendet e BE-së për të mos pasur probleme. “Në Shqipëri, sektori do të vihet në vështirësi të mëdha. Nuk do të ketë më asnjë nismë për të hapur kompani të reja. Nëse deri dje ky sektor është rritur me ritme të larta, tashmë kjo nuk do të ndodhë më”, përfundon z.Pisa.

Por, një tjetër element që ligji thekson e që vihet në dukje edhe nga ekspertët italianë është se ai synon që të luftojë fenomenin e garës së uljes së çmimeve, duke përcaktuar se shoqëritë që vendosin të shfrytëzojnë shërbimet e një call center, duhet të zgjedhin ofertën më të mirë, në raport me koston e personelit.

Ky parim është i kuptueshëm, thonë ekspertët, por zbatimi i tij në praktikë do të jetë i vështirë, duke qenë se kosto e personelit është një variabël qe shpesh varet nga volumi i punës(shërbimit të ofruar), gjë e cila nuk mund të dihet paraprakisht. Për këtë arsye nuk do të jetë e thjeshtë të përcaktohet ndikimi efektiv i kostos së personelit mbi ofertën e përgjithshme./a.m.

Next Post
Bregu: Drama e maturantëve përgjegjësi e Qeverisë, por edhe opozita gaboi

Oferta nga Rama, sfida ndaj Bashës për kreun e PD...rrëfehet Majlinda Bregu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com