• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët në lot! Dënohen krerët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin, 13 për Selimin

by A. Q
16/09/2026 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg nga Gjykata e Hagës.

Po kjo masë dënimi është dhënë edhe për Jakup Krasniqin.

Për Kadri Veselin u dhanë 18 vite burgim. Kurse Rexhep Selimi mori 13 vite dënuim nga Gjykata e Hagës.

Të katër u shpallën të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit.

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Hashim Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera ndaj personave të konsideruar kundërshtarë.

Sipas gjykatësit Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Thaçi nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e krimeve.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se, sipas tij, Thaçi mori pjesë personalisht në krime.

Gjykatësi Smith tha më tej se Thaçi përhapi ose ndihmoi në përhapjen e informacioneve të rreme për krimet, duke kontribuar, sipas konstatimit të trupit gjykues, në politikën e pandëshkueshmërisë.

Hashim Thaçi

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi është dënuar nga Gjykata Speciale me 25 vjet burg.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së akuzohej për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare. Krasniqi akuzohet për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje e personave me forcë etj.

Ish-kryeparlamentari Krasniqi u përballë me paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.

Pas gati 6 vitesh gjykim për të dhe tre ish-udhëheqësit tjerë të UÇK-së është dhënë verdikti final.

Rexhep Selimi:

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, pasi e shpallën fajtor për krime lufte.

Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria e Specializuar provoi përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për një pjesë të akuzave për krime lufte.

Njëkohësisht, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020 dhe gjatë gjithë procesit është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kadri Veseli

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, është dhënë vendimi final për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Kryegjyqtari i këtij rasti, Charles Smith ka dhënë vendimin për Kadri Veselin, shkruan lajmi.net.

Veseli është shpallur fajtor për disa pika të akuzës dhe i është shqiptuar dënim me 18 vite burgim.

Next Post
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com