• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

by Ardit Rada
16/09/2026 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka një pyetje që pas vendimeve të Hagës nuk mund të shmanget më: si është e mundur që, gati tri dekada pas luftës së Kosovës, bilanci i drejtësisë krijon përshtypjen se një peshë kaq e madhe ka rënë mbi drejtuesit e UÇK luftoi për çlirim kundër forcave të Slobodan Millosheviçit?

Nuk bëhet fjalë për të mohuar krimet individuale dhe as përgjegjësinë penale të kujtdo që provohet se i ka kryer ato. Por drejtësia matet edhe me proporcionalitetin, kontekstin dhe mënyrën se si pesha e përgjegjësisë shpërndahet mes palëve të një konflikti. Dhe pikërisht këtu lind debati i madh për Kosovën.

Lufta e viteve 1998-1999 nuk ishte një konflikt mes dy ushtrive dhe dy shteteve me fuqi të barabartë. Në njërën anë ishte aparati shtetëror jugosllav dhe serb, me ushtri, polici, struktura sigurie dhe një zinxhir shtetëror komandimi. Në anën tjetër ishte UÇK-ja, një forcë guerile shqiptare që luftonte kundër Beogradit.

Vetë Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka dënuar drejtues të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë e jugosllavë për krimet në Kosovë.

Nikola Šainović u dënua përfundimisht me 18 vjet burg, Nebojša Pavković me 22 vjet, Sreten Lukić me 20 vjet, Vladimir Lazarević me 14 vjet dhe Dragoljub Ojdanić me 15 vjet.

Vetëm këta pesë zyrtarë të lartë morën së bashku 89 vjet burg.

Duke i mbledhur afërsisht dënimet për krime të lidhura me luftën e Kosovës nga ICTY, gjykatat e Serbisë, UNMIK/EULEX dhe gjykatat e Kosovës, dhe duke shtuar vendimet e Speciales deri sot, del një bilanc i frikshëm dhe i turpshëm. Në total janë dhënë për luftën afërsisht 480 vite butgim për shqiptarët kundrejt 330 viteve për serbët. Bilanci i vitit 2019 numëronte 38 shqiptarë të dënuar kundrejt 25 serbëve për krime lufte në Kosovë, duke kombinuar ICTY-në, gjykatat serbe dhe UNMIK/EULEX-in. Kësaj i shtohen vendimet e mëvonshme dhe sidomos Specialja.

Por në qendër të kësaj historie qëndron një emër tjetër: Slobodan Millosheviçi,  i cili nuk u dënua kurrë. Ai u transferua në Hagë në qershor të vitit 2001 dhe vdiq në paraburgim më 11 mars 2006. Tre ditë më vonë, procesi penal ndaj tij u mbyll pa një vendim përfundimtar. Pra, ai kaloi afro pesë vjet në paraburgim, por juridikisht nuk kreu asnjë ditë dënim me burg, sepse nuk pati kurrë një vendim fajësie. Po ashtu edhe Milan Milutinoviç, ish-presidenti i Serbisë, përgjegjës për nja 150 mijë të vrarë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës në të gjitha pikat e aktakuzës. Dhe këto janë turpet e Hagës që nuk arritën të merrnin një vendim, kryesisht për Millosheviçin, kriminelin më të madh që njohu Evropa pas Luftës së Dytë.

Sot, vendimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së e bëjnë kontrastin edhe më të fortë. Si do ta regjistrojë historia faktin që Slobodan Millosheviçi, presidenti jugosllav gjatë luftës, vdiq pa u dënuar kurrë, ndërsa drejtuesit e UÇK-së po marrin dënime që maten me dekada?

Nëse Haga synon jo vetëm të dënojë individët, por edhe të lërë një të vërtetë juridike që historia ta kuptojë, atëherë duhet të jetë në gjendje t’u shpjegojë viktimave dhe brezave që vijnë se drejtësia e saj ka qenë proporcionale.

Sot përveç të tjerave, Specialja i detyrohet Kosovës një përgjigje shumë më të madhe sesa 81 vitet e burgimit të dhëna padrejtësisht. Madje i detyrohet të gjithë botës për shembull e keq që jep: Se kush mbrohet, ndëshkohet më tepër sesa agresori.

 

Next Post
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In