• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi ndaj Mediut/ SPAK kërkon dëshmitar ish-zyrtarin e Mbrotjes që doli kundër çmontimit të armëve në Gërdec

by Java News
23/09/2023 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga personat që SPAK kërkon të pyesë në gjyqin e Gërdecit, është Kol Dedgjoni, ish-anëtar i komisionit të ngritur nga ministria e Mbrojtjes për çështjen e demontimit.

I pyetur edhe në procesin e pare ndaj 29 të pandehurve të Gërdecit, ai është shprehur para gjykatës në datën 22 prill 2011, se kishte qenë kundër demontimit në ish-repartin e tankeve në Gërdec që u kthye në fabrikë demontimi.

Dedgjoni ka sqaruar se demontimi mund të bëhej në uzinat e ushtrisë në Gramsh ose Poliçan ku ishin mjetet dhe kushtet e sigurisë për të punuar me municionet.

“Në vitin 2007 kam punuar në Ministrinë e Brendshme në pozicionin e shefit të sektorit të programimit në Drejtorinë e Menaxhimit të burimeve të mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm.

Në bazën e urdhrit 81 të Ministrisë së Mbrojtjes, isha anëtar i grupit të vlerësimit të kostos së demontimit për katër lloje municionesh. Detyra e komisionit ishte vlerësimi i dokumentacionit të ardhur nga uzinat e demontimit të municioneve.

Bëhej fjalë për uzinat e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit. Uzinat e mësipërme dërguan ofertat e tyre, pasi mendohej që demontimi të bëhej tek to. Përgjigje për mundësi bërjeje të demontimit ka dhënë vetëm Poliçani, i cili paraqiti vlerësimin e kostos për të katër llojet e municioneve.

Ndërsa dy uzinat e tjera thanë që nuk kishin mundësi të bënin demontimin. Mbi bazën e vlerësimit të uzinës Poliçan, janë dhënë edhe kostot. Mbi bazën e shpenzimeve të demontimit dhe produkteve që dilnin prej tij, tunxhi, bakri etj, duke i vlerësuar këto, kostoja dilte jo-negative. Demontimi dilte me fitim. Ne, si komision, dolëm në konkluzionin që demontimi të bëhet në uzinë. Komisioni konkludoi se demontimi në Poliçan është me fitim”

Për këto kundërshtime ai ka shtuar se nuk ka pranuar të firmosë projekt-vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes të vitit 2007 për fabrikën e demontimit në Gërdec.

Nuk di nëse grupi i punës ka bërë konkluzione me shkrim, por unë nuk kam firmosur, nuk kam qenë prezent në bërjen e konkluzioneve. Në shkurt të vitit 2007 kam qenë anëtar i komisionit të përcaktimit të çmimeve të municioneve për demontim. Unë e kam kundërshtuar vendimin 30 datë 09.02.2007 për miratimin e çmimit të shitjes për demontim, pasi nuk kam qenë dakord. Duke marrë shkas që demontimi në Poliçan dilte me fitim, çmimi i shites të ishte i njëjtë me ato të Poliçanit. Vlerësimi i çmimeve në të dy rastet nuk ishte i njëjtë. Çmimi i komisionit ishte me i ulët nga oferta që vinte nga Poliçani. Nuk kemi diskutuar për ndonjë ofertë, për ndonjë kompani të veçantë.

Dëshmitari ka shpjeguar edhe “propozimin” e mbërritur nga kompania amerikane për demontimin në Gërdec.

Ka qenë një letër nga një kompani e huaj, që është diskutuar në komisionin e çmimit të shitjes së municioneve. Them letër, sepse ajo nuk ishte shkresë zyrtare, nuk kishte kokë dhe as vula. Mesa kujtoj, nga komisioni është vendosur që çmimet do të ishin ato të pasqyruara në atë letër. Unë nuk isha dakord pasi kishim diskutuar për ofertën e Poliçanit. Sasia e fishekëve të kërkuar në atë letër ishte më e madhe se sasia e fishekëve që ne kishim për demontim. Këto i kam dëgjuar në komision, pasi unë nuk kisha inventarët e depove të municioneve. I pandehuri Ylli Pinari nuk ka ndërhyrë ndonjëherë në lidhje me përcaktimin e çmimeve. Ai vetëm bënte kërkesën e çmimit, ne vendosnim.

Emri i dëshmitarit Dedgjoni renditet me numrin 40 në listën prej 71 dëshmitarësh që SPAK kërkoi ditën e djeshme të pyeten në Gjykatën e Posaçme në procesin që po rinis ndaj Fatmir Mediut, ku është thirrur si dëshmitar për të dhënë shpjegime para trupit gjykues, edhe Shkelzen Berisha.

Next Post
Vuçiçi kërkesë për të vizituar Kosovën, eksperti i sigurisë: Nëse KFOR pranon, do nisin trazirat

Vuçiçi kërkesë për të vizituar Kosovën, eksperti i sigurisë: Nëse KFOR pranon, do nisin trazirat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Gjykata liron tre protestues të ndaluar: Njëri prej tyre u arrestua në mënyrë të paligjshme

October 26, 2026
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

1 500 fitues për kreditë e buta në Tiranë, lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

October 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In